• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FSHF inspekton punimet në stadiumin e Vorës, tribunë moderne dhe standarde ndërkombëtare

23/10/2025
FSHF inspekton punimet në stadiumin e Vorës, tribunë moderne dhe standarde ndërkombëtare

Në stadiumin e Vorës po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës së re qendrore, një investim shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, që po realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Vorë. Krahas tribunës, po kryhen edhe ndërhyrje të tjera në infrastrukturën e stadiumit, që përfshijnë ndërtimin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit, sipas kritereve të licencimit.

Gjithçka është në rrugën e duhur dhe ditën e sotme Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, dhe Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, zhvilluan një vizitë inspektuese në stadiumin e Vorës, ku panë nga afër ecurinë e punimeve dhe folën për fshf.org mbi këtë investim të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Vorës.

Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, tha se po punohet me ritme të larta për përfundimin e tribunës së stadiumit të Vorës, që pritet të bëhet gati brenda vitit, duke u kthyer në një impiant të kategorisë 3 të UEFA-s, ku Vora do të luajë në shtëpinë e saj.

“Kemi ardhur sot për të inspektuar punimet në tribunën e stadiumit të Vorës. Po punohet në të gjitha ambientet në mënyrë që në një kohë shumë të shkurtër të përfundojë tribuna dhe Vora të kthehet të luajë në shtëpinë e vet. Ky stadium që ne, në bashkëpunim me Bashkinë, po investojmë do të kthehet në një stadium të kategorisë 3, për të organizuar edhe ndeshje ndërkombëtare deri në një fazë të caktuar, siç e parashikon manuali i UEFA-s. Punimet po ecin me shpejtësi dhe besoj që brenda këtij viti ekipi i Vorës do të kthehet në shtëpinë e vet”, – tha Zv. Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj.

Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, theksoi se ky është një nga investimet e rëndësishme të FSHF-së që do të përmbushë standardet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ai përmendi edhe projektet e tjera infrastrukturore që po realizohen në Durrës, Prrenjas, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive në vend.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me bashkinë, i cili do t’i sjellë një stadium modern Shqipërisë, duke përmbushur standardet e UEFA-s dhe FIFA-s. FSHF nuk ndalet vetëm me këtë projekt, por projektet infrastrukturore vazhdojnë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Dy fusha të reja në qytetin e Durrësit, që po bëhen në bashkëpunim me Bashkinë dhe klubin e Teutës. Gjithashtu, po ndërtohen dy fusha në qytetin e Prrenjasit dhe dy fusha në qytetin e Gjirokastrës. Të gjitha këto janë në hapat e fundit për montimin e tapetit artificial. Njëkohësisht, në ditët në vijim do të fillojë edhe mbjellja e fushës së tretë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke i shtuar edhe një fushë të re qytetit të Tiranës, që do të përdoret për Kombëtaren A dhe Kombëtaret e moshave”, – tha Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24
Sport

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern

12/08/2026

Nuk kaloi testet mjekësore, por Asllani mbetet në treg, rikthehet pista Barcelona – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk kaloi testet mjekësore, por Asllani mbetet në treg, rikthehet pista Barcelona – Balkanweb.com – News24

12/08/2026
FOTO/ Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare
Sport

Iu refuzua propozimi i parë, Barça insiston për Rodrin, gati oferta e dytë

12/08/2026
FOTO/ Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare
Sport

Iu refuzua propozimi i parë, Barça insiston për Rodrit, gati oferta e dytë – Balkanweb.com – News24

12/08/2026
Turqia, një “oaz” për “yjet në perëndim”, Vlahovic dhe Lukaku ndjekin rrugën e Salah – Balkanweb.com – News24
Sport

Turqia, një “oaz” për “yjet në perëndim”, Vlahovic dhe Lukaku ndjekin rrugën e Salah

12/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern

12/08/2026
“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

12/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al