Një tragjedi detare ka ndodhur në Egjeun lindor, ku si rezultat i kushteve të pafavorshme të motit një anije mallrash u përmbyt, duke shkaktuar viktima e të zhdukur.
Autoritetet greke njoftojnë se deri tani kanë gjetur një trup të pajetë, ndërsa 1 tjetër është shpëtuar dhe është dërguar për mjekim në Egjipt
Ekuipazhi i anijes Raptor përbëhej nga 14 marinarë, tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare greke. Ajo ishte nisur drejt Stambollit nga Aleksandria e ngarkuar 6.000 tonë kripë.