• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e AC Milan, Franco Baresi

31/07/2026
Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e AC Milan, Franco Baresi

Bota e futbollit është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së AC Milan dhe kombëtares italiane, Franco Baresi, i cili u shua në moshën 66-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga AC Milan me një mesazh prekës, ku klubi i dha lamtumirën një prej figurave më të mëdha në historinë e tij.

“Historia e AC Milan është në lot pas ndarjes nga jeta të Franco Baresi. Shembulli dhe ndikimi i tij i thellë, ashtu si fanella e tij me numrin 6, do të jenë përgjithmonë pjesë integrale e ADN-së dhe historisë së klubit. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen e Franco Baresi dhe për të gjithë tifozët kuqezi në këtë moment të dhimbshëm”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit.

Baresi kishte kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore pasi në vitin 2025 iu nënshtrua një operacioni për një nyje në mushkëri. Pavarësisht kësaj, ai ishte rikthyer së fundmi në stadiumin “San Siro” dhe ishte ndër mbajtësit e fundit të pishtarit olimpik në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.

I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit, Franco Baresi e kaloi të gjithë karrierën e tij te AC Milan, ku zhvilloi 719 ndeshje zyrtare. Me fanellën kuqezi fitoi gjashtë tituj të Serie A dhe tre trofe të Kupës së Kampionëve Evropianë/Ligës së Kampionëve, duke u shndërruar në simbol të klubit.

Me kombëtaren e Italisë ai regjistroi 81 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në futbollin italian dhe atë botëror.

Ndarja e tij nga jeta shënon fundin e një epoke për AC Milan dhe futbollin ndërkombëtar, ndërsa emri i Franco Baresit do të mbetet përgjithmonë sinonim i besnikërisë, lidershipit dhe madhështisë në fushën e lojës.

Related Posts

Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë
Sport

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë
Sport

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
Është kthyer në legjendë, Parisi i dashuruar pas Luis Enrique, gatoi kontrata e re
Sport

Luis Enrique sfidon Real Madrid: Synojmë trofeun e tretë radhazi në Champions

11/08/2026
Izraeli përplas UEFA-n me FIFA-n, përfshihet edhe presidenti Trump
Sport

“Do ishte gabim i tmerrshëm”, Trump i del në krah Infantinos: Largimi i tij do ndikonte negativisht

11/08/2026
I shokuar nga vdekja e babait, Messi po reflekton tërheqjen nga futbolli?
Sport

I shokuar nga vdekja e babait, Messi po reflekton tërheqjen nga futbolli?

11/08/2026
Izraeli përplas UEFA-n me FIFA-n, përfshihet edhe presidenti Trump
Sport

“Do ishte gabim i tmerrshëm”, Trump i del në krah Infantinos: Largimi i tij do ndikonte negativisht

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al