I lodhur nga fushata apo emocionet kur vjen puna të flasësh para kryetarit?
Nuk dihet se cila nga këto arsye u bë shkak që kandidati demokrat për deputet në Bulqizë, Edmond Isaku, i treti në listën e qarkut të Dibrës, t’ia thoshte sy më sy Bashës, se e vetmja rrugëdalje për vendin është Rilindja.
Padyshim që ky mbetet një lapsus, por si ta ketë pritur Basha vallë?
Isaku: Varfëria ka pllakosur gjithë popullin tonë, qarku jonë është qarku më i braktisur në Shqipëri. E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është programi i PD, Rilindja…( i bindur se e djallosi merr frymë dhe shfryn me duar) Republika e Re. Republika e re e PD-së. Programi i ri i PD.