• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gafa e Vangjel Tavos, tregon porosinë e gabuar për drejtuesit e LSI-së (VIDEO)

25/04/2017
Gafa e Vangjel Tavos, tregon porosinë e gabuar për drejtuesit e LSI-së (VIDEO)

Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo gjatë një takimi elektoral në Tepelenë ku prezantoi kandidaten për deputete, Ediola Braha, ndër të tjera bëri një deklaratë që në mos qoftë gafë, së paku është e qortueshme. Shprehu me zë dhe figurë atë që thuhet shepesh nën zë, por që pranohet hapur nga të gjithë ne; politizimin e tejskajshëm të administratës shtetëtore, sidomos të asaj pjese që drejtohet prej LSI-së. Më poshtë deklarata:

“Në çdo takim që kam bërë me përfaqësuesit tanë në administratën shtetërore, porosia e parë dhe e fundit ka qenë: Respektoni njerëzit që na kanë respektuar se nëse jemi këtu ku jemi sot, unë deputet dhe këta që janë drejtora apo punonjës, jemi për hatër të atyre njerëzve që na kanë mbështetur dhe na kanë respektuar dhe ne duhet ta kthejmë këtë respekt 100-fish. Kjo ishte porosia dhe kjo do të vazhdojë të jetë porosia për njerëzit tanë që do të përfaqësojnë LSI-në kudo qoftë”, tha deputeti i LSI-së.

Pra kjo që thotë Tavo të lë të kuptosh se ata njerëz që ndoshta nuk kanë respektuar LSI-në, nuk meritojnë respekt prej drejtuesve të kësaj partie në administratën shtetërore. Dhe me respekt në këtë rast deputeti i LSI-së ka parasysh votën, shërbimet dhe vendin e punës. Thënë kjo, njerëzit respektojnë partinë me votë, partia pastaj i respekton me shërbime apo vende pune. Nëse ti nuk ke respektuar LSI-në me votë, në institucionet që drejton ajo, nuk ke për të marrë shërbimet që të takojnë ose së paku do trajtohesh si qytetar i dorës së dytë dhe tjetra, nuk mund të punësohesh në administratën shtetërore ndonëse mund t’i plotësosh kriteret.

Sipas logjikës së Tavos, shteti është në shërbim të partisë dhe së pari atyre që e kanë votuar partinë, jo në shërbim të gjithë qytetarëve taksapagues të këtij vendi.  Deklarata e Vangjel Tavos vërteton edhe njëherë atë që dihet këtu tek ne, se politikanët nuk mendojnë për shtetin, por mendojnë për partinë, për zgjedhjet e ardhshme, për pushtetin si qëllim në vetvete. Të paktën LSI-ja ka meritën që e thotë troç fare këtë gjë, dhe kjo tregon batakun ku kemi rënë të gjithë bashkë.

Nëse do duhej të kishte një porosi që Tavo dhe kushdo politikan tjetër t’i jepnin drejtuesve në administratën shtetërore, do të ishte: Mos bëni korrupsion, mos jini arrogantë, mos shkelni ligjet, mos shpërdoroni detyrën, mos u mohoni shërbimet qytetarëve. Edhe ata drejtues që përfaqësojnë LSI-në, nuk paguhen me kuotizacionet e LSI-së, por paguhen me para nga buxheti i shtetit, nga taksat e të gjithë qytetarëve.

/ArgjiroLajm.net/

Gafa e Vangjel Tavos, tregon porosinë e gabuar… by argjirolajm

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al