• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gara për Sarandën, kandidatët e rinj janë mundësia e vetme për PD-në

16/03/2021
Gara për Sarandën, kandidatët e rinj janë mundësia e vetme për PD-në

Është fare e kollajtë ta kritikojmë Lulzim Bashën edhe në këto zgjedhje për mospërtëritje të listave të PD-së, për drejtuesit e qarqeve që me shumë pak ndryshime janë të njëjtë me zgjedhjet e 2017 dhe për mungesën e një hapje të madhe që do duhej të kishte ndodhur te një parti që pas 8 vitesh opozitë kërkon të vijë në pushtet. E pakuptimtë natyrisht që personazhe qesharakë si Tritan Shehu, Edmond Spaho etj iu serviren shqiptarëve edhe në këto zgjedhje. Por mes listave ka edhe të rinj që deri më tani po i japin tempin e duhur fushatës së demokratëve dhe realisht duhen konsideruar si një alternativë më 25 prill. Në Sarandë kërkon vota Jolio Dine dhe Ina Zhupa. Kanë pak diferencë moshe nga njëri-tjetri, por janë dukshëm larg kandidatëve të tjerë që PD-ja ka jo vetëm në listën e Vlorës, por edhe në qarqe të tjera.

Zhupa vjen nga bota akademike ndërsa Dine nga sektori privat. Të dy me angazhim të hershëm në PD. Nuk kanë pasur ndonjëherë pushtet e as nuk kanë administruar para publike. S’i akuzojmë as për korrupsion dhe as mund të dyshojmë në gjithçka ata thonë. Për momentin kanë vetëm fjalën. Përmes fjalës kërkojnë besim dhe një votë për t’u provuar. PD-ja do të ishte sot më e besueshme dhe më e mirë nëse do të kishte më shumë si Ina Zhupa, Jolio Dine apo edhe Arbi Agalliu e të tjerë kandidatë të rinj, sesa të vazhdojë të përpëlitet akoma me Leskon, Tritanin, Nard Ndokën, Fatmir Mediun e plot emra të tjerë që kanë hedhur rrënjë në moçalishten e politikës shqiptare.

Thënë këto, ky është momenti për të lënë jashtë Parlamentit personazhet qesharakë që përmendëm më sipër e plot të tjerë që janë mes listës së PD-së. Jepini një mundësi të rinjve si Jolio Dine, Ina Zhupa, Arbi Agalliu etj. Kodi Zgjedhor teorikisht krijon një lehtësi për të thyer listat. Nuk kompleksohemi fare të pranojmë që po, kjo është një thirrje që elektorati i PD-së së pari, të mos shpërdorojë votën për kandidatë të provuar një e më shumë herë. Tani është radha të mbështesni kandidatët e rinj.

Dhe jo vetëm elektorati opozitar, por edhe ata qytetarë të tjerë që nuk do të mbështesin Edi Ramën, nëse zgjedhin të votojnë partitë opozitare, të paktën iu jepni besim emrave të rinj që janë nëpër lista. Mos u stepni nga fakti se ata janë në pozicioni të pafavorshme në listë. Ju keni mundësi përmes votës t’i çoni në Kuvend. Në këtë mënyrë bëni edhe një shërbim publik të çmueshëm sepse kontribuoni për të nxjerrë nga skena politike personazhe që sot nuk vlejnë më as si relike e tranzicionit tonë të stërgjatur, jo më të përfaqësojnë politikën e re.

©argjiroja.net 

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mitaj mund Zhegrovën, Juve turpërohet nga Genoa

Mitaj mund Zhegrovën, Juve turpërohet nga Genoa

29/10/2026
Bayern argëtohet në Kupë, gola pa limit ndaj Magdeburg

Bayern argëtohet në Kupë, gola pa limit ndaj Magdeburg

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al