Një ditë më parë mediat paralajmëruan se gazeta gjermane “Bild” do nxirrte prgjime të reja për dosjen 339. Bëhet fjalë për përgjimet e bisedave të Avdylajve me Vangjush Dakon. Nga bisedat e bëra publike dëgjohet kryebashkiaku i Durrësit teksa flet me një person nën hetim, Astrit Avdylaj.
Përgjimet:
Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq
Vangjush Dako: Hehe, ça bone?
Avdylaj: Ça bohet?
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj:Ka je vllai?
Dako: Dëgjo…
Avdylaj: Hë vlla
Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart
Avdylaj: Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.
Dako: Ku je ti?
Avdylaj: Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?
Dako: Janë ata Allat, janë aty?….
Avdylaj: Po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi
Dako: Epo mirë takohemi në Durrës
Avdylaj; Jo! do takohemi atje. E kemo lonë orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te basjhkia vllai, po t pres vllai ktu te Hipopteka
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj: Hajt, t du fort vllai jot!









