• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta gjermane reportazh për Rvierën Shqiptare: Një nga brigjet e fundit të paprekur në Mesdhe

03/06/2018
Gazeta gjermane reportazh për Rvierën Shqiptare: Një nga brigjet e fundit të paprekur në Mesdhe

E përditshmja e njohur gjermane “Die Welt” i ka kushtuar një reportazh Rivierës Shqiptare, të cilën e ka cilësuar si një nga brigjet e fundit të pazbuluar, në Europën Mesdhetare. Reportazhi bën një përshkrim me detaje të udhëtimit nga Vlora në Sarandë, ndërsa në fund të tij evidenton edhe problemet me pronësinë, si dhe frikën e vendasve se qeveria po u grabit pronat.

Këtë reportazh e solli edhe kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook, mëngjesin e sotëm. Zhvillimi i madh i qytetit të Vlorës ka rritur ndjeshëm numrin e godinave. Por pamja ndryshon në mënyrë drastike sapo lini bregun pas dhe ngjiteni lart drejt Llogarasë.

Që nga aty mund të shihni të shfaqet deti Jon, që karakterizohet nga një rënie e thepisur në det e Malit të Kanalit.

Vështrimi kap plazhe dhe gjire, qyteza të vogla dhe pemë ulliri dhe në horizont dallohet ishulli grek i Korfuzit. Përballë keni jugun, jashtëzakonisht natyror, me bregdetin e virgjër dhe të mrekullueshëm.

Pjesa më e madhe e Rivierës është gati e paarritshme

Fshatrat e vjetër, si Lukova, kanë një distancë sigurie nga deti krejtësisht bosh, ku ka shumë pak varka dhe gati asnjë vend për ankorim. Shtëpitë e vetmuara qëndrojnë të kapura fort në anë të kodrës, kishat prej guri janë ortodokse dhe disa familje flasin greqisht. Një rrugë e vetme bashkon fshatrat me njëra-tjetrën që gjarpëron nëpër kodra dhe lugina.

Sapo një rrugë del në det, sikurse ndodh në Dhërmi, apartamente të ndërtuari rishtaz, restorante dhe hotele shfaqen rresht, fshatrat përzihen, betoni i ze vendin gurëve të vjetër të mureve si në të majtë dhe në të djathtë të rrugëve që të nxjerrin në gjire. Megjithatë plazhet mbeten të paprekur, nuk ka asnjë godinë në kodrat karstike përballë detit.

Pjesë të gjera të Rivierës jo vetëm që janë pa asnjë ndërtim, por, përveç kalimeve baritore, ende sot janë gati të paarritshme. Për shembull, poshtë Vunoit, ku shtrihet për disa kilometra një prej plantacioneve më të mëdha me ullinj në Shqipëri, nëse dëshiron të arrish plazhin, duhet të ndjekësh rrugën e shënuar dhe të ecësh për një orë e gjysmë mes deleve dhe dhive nëpërmjet një peizazhi kulturor idilik deri sa të arrini plazhin magjepsës të Gjipesë.

Vetëm qyteti i vogël i Himarës, që është edhe një qendër turistike e rajonit, ndodhet pranë detit dhe ku mund të shijosh një shëtitje të freskët. Himara nuk është aspak ndryshe, ditët e sotme, nga qytetet e tjera të vogla përreth Mesdheut, që përgatiten për sezonin.

Disa hotele të vogla, që janë rreshtuar si perlat në një zinxhir në ngjitje të gjirit, presin për klientët, për fillimin e sezonit. Këtu nuk ka kështjella betoni, sikurse janë të zakonshme në bregdetin Adriatik të Italisë, në Kosta Brava të Spanjës apo përreth Antalias në Turqi.

Shqipëria është një terren për eksploruesit dhe aventurierët 

Këtu turistët vinë në çdo kohë, por nuk ka mbipopullim. Disa vijnë që në pranverë, kur shumica e hoteleve ende nuk janë hapur dhe restorantet pranë plazhit janë ende të mbyllura. Ata lëvizin me biçikleta nëpër kodra, me kapera në kërkim të një hapësire të lirë pranë plazhit, ose me çanta shpine provojnë të bëjë “auto stop”.

Shqipëria, një pjesë e pazbuluar e Europës 

Nga viti në vit, ka gjithnjë e më shumë turistë dhe në verë, kur gjysma e shqiptarëve dhe kosovarëve janë për pushime në Mesdhe dhe kur plazhi i Jalës mbushet plot, atëherë turistët grumbullohen në Himarë. Ne kulmin e sezonit, agjencitë turistike zhvillojnë udhëtime nga njëra anë në tjetrën të Shqipërisë, në gjashtë, tetë, madje edhe dhjetë ditë dhe të paktën një prej këtyre ditëve të dërgon gjithnjë në Rivierë.

Jo, bregu shqiptar nuk është më i pazbuluar. Por, është pjesërisht i zhvilluar dhe vazhdon të mbetet një terren për eksploruesit, kureshtarët dhe aventurierët jashtë sezoneve turistike. Një terren shumë tërheqës për udhëtarët individual, që ende nuk është nën shënjestrën e grupeve turistike, komplekseve të mëdha të hotelerisë dhe kompanive ndërkombëtare. Personat që vijnë këtu nuk janë të tërhequr nga broshurat apo imazhet reklamuese, por nga fjalët që kalojnë gojë më gojë.

Anijet kroçere mbërrijnë në Sarandë 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të jetë kështu për një kohë të gjatë. Qyteti më jugor i Shqipërisë, Saranda, kohët e fundit ka filluar të vizitohet nga anijet kroçere dhe së fundmi edhe “Europa” ishte këtu. Shqipëria, si e tërë, është identifikuar si një destinacion interesant për një kohë të gjatë dhe qeveria Shqiptare e sheh turizmin si një burim të konsiderueshëm të ardhurash, duke u fokusuar tek investimet e huaja. Raportimet negative të medias mbi Shqipërinë gjatë viteve të kaluara, nga korrupsioni tek destabilizimi politik dhe manifestimet e dhunshme duket se janë harruar. Sipërmarrja me të apasionuarit pas udhëtimit në mal po njeh shumë zhvillim në veri. Plazhi me rërë dhe i sheshtë i Durrësit, jo shumë larg kryeqytetit, tashmë është zënë deri në centimetrin e fundit.

Deri tani, shumë agjenci udhëtimesh lokale, organizues të jashtëm dhe sipërmarrje të vogla kanë ndryshuar skenën. Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) është gjithashtu aktive këtu. Ajo ka për synim një zhvillim të qëndrueshëm, përfshirë krijimin e një rruge të gjatë përgjatë Rivierës, nga fshati në fshat dhe në bashkëpunim me banorët e zonës.

Megjithatë, kohët e fundit, aktorët e fuqishëm turistikë janë duke shkelur në këtë vend të vogël. Në prill, për shembull, përfaqësues të TUI-së (kompani anglo-gjermane turistike) negociuan projekte ndërtimesh dhe analiza infrastrukturore.

Ndërsa planet për një aeroport ndërkombëtar pranë Vlorës janë në zhvillim të plotë. Prerjet e thella nëpër kodra tregojnë për një rrugë në ndërtim që anashkalon Gjirin e Vlorës, duke e bërë Rivierën më të arritshme dhe më tërheqëse për industrinë e turizmit.

Plazhe të vetmuar, bosh nga hotelet e mëdha

Turizmi është duke u zhvilluar hap pas hapi, aty ku nuk arriti as Perandoria Osmane dhe as pushtuesi gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Problemet e pronësisë janë ato që kanë mbrojtur këtë zonë, nga të shndërruarit si Vlora, ndërsa banorët vendas druhen ende se qeveria po u grabit pronat. Gjithsesi, do të jetë e shpejtë koha kur investitorët do të sigurojnë nga një rrip toke, për të ndërtuar lokale të bukura e hotele luksoze.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al