• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta gjermane “Welt” promovon Shqipërinë turistike, Gjirokastra mes qyteteve që duhet vizituar

02/02/2018
Gazeta gjermane “Welt” promovon Shqipërinë turistike, Gjirokastra mes qyteteve që duhet vizituar

Pas mediave franceze, italiane, e deri te ato irlandeze, këtë radhë është e përditshmja gjermane ‘Welt’ që propozon Shqipërinë si vend turistik. “Vendi dikur komunist i hapi dyert turizmit vetëm 20 vjet më parë. Ka qytete të vjetra, vende të lashta, një peizazh malor emocionues, njerëz miqësorë – dhe ka ende hapësira për të mirëpritur turistët”, shkruhet në artikullin e publikuar nga gazeta kombëtare gjermane. Gazeta në rubrikën e saj “Udhëtim nëpër një pjesë të panjohur të Evropës”, thekson faktin se megjithëse numri i turistëve është rritur gjatë viteve të fundit, ka akoma plazhe bosh në Shqipëri. Bregdeti, shkruan Welt, midis Vlorës dhe Himarës ka ndërtime të shumta, po ka ende disa xhepa bosh për ata që duan natyrën.

Në artikull renditen Shkodra, Gjirokastra, Berati, e Përmeti, si qytete që ofrojnë shumë për turistët.

Qyteti i Shkodrës gjendet vetëm pak kilometra nga kufiri me Malin e Zi dhe prandaj gjithnjë e më shumë vizitohet nga turistët. Gazeta gjermane rendit edhe Butrintin ndër vendet që duhen vizituar, rrënojat romake të së cilit janë tashmë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Pas Butrintit, Welt paraqet edhe një foto me turistë në Apolloni. Për turistët kulturorë e përditshmja gjermane prezanton Manastirin e Ardenicës.

Turistët kulturorë mund të vizitojnë kambanoren e lartë 24 m të Bazilikës së Shën Marisë në manastirin e Ardenicës, i cili shtrihet në rajonin qendror shqiptar të Myzeqesë . Në këtë manastir shkruan Welt, në vitin 1451, Princi shqiptar Skënderbeu (Gjergj Kastrioti, 1405-1468) u martua me nusen e tij, Donika Arianiti. Më tej, në jug të vendit, i njohur edhe për edhe relievin malor, turistët mund të shikojnë kanionet e Vjosës, në rajonin e Përmetit.

“Gjirokastra, një tjetër qytet në jug të vendit çdo pesë vjet zhvillon Festivali Kombëtar Folklorik pjesëmarrjen e grupeve muzikore nga të gjitha zonat e banuara nga shqiptarët. Por nuk duhet humbur as Berati, qyteti i një mijë dritareve, renditur tashmë si një qytet muze”, shkruan Welt.

Related Posts

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë
Kryesore

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten
Kryesore

Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten

08/04/2026
Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)
Kryesore

Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)

08/04/2026
Domatja që po na kushton sa ‘floriri’
Kryesore

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

07/04/2026
BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan
Kryesore

BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

07/04/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Nga arratisjet tek grabitjet me dhunë dhe sulm ndaj policisë, arrestohet shqiptari në Athinë

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas BBVK, Klodi flet hapur për raportin me Londrimin dhe Elijonën

Pas BBVK, Klodi flet hapur për raportin me Londrimin dhe Elijonën

08/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë

Barazimi në Kupë ndaj Vllaznisë, Ilir Daja: Bëjmë gjithçka për kualifikimin

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al