• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta greke: Rama i ngriti kurth Belerit me tetë kartmonedha 50 euro. Himarës duan t’i rrëmbejnë pronat

16/08/2023
Gazeta greke: Rama i ngriti kurth Belerit me tetë kartmonedha 50 euro. Himarës duan t'i rrëmbejnë pronat

Gazeta greke, Prototema raporton sot se arrestimi i Fredi Belerit ka lidhje me çështjen e pronave të lakmueshme në bregdetin e Himarës. Gazeta shkruan se Edi Rama i ka ngritur një kurth Belerit me tetë kartëmonedha nga 50 euro.

“Metodat e deritanishme të qeverisë shqiptare dëshmojnë se synimi është që Beleri të mos ulet me çdo kusht në karrigen e kryebashkiakut të Himarës.

Nëse përfundimisht nuk arrin ta bëjë këtë për shkak të reagimeve të Greqisë dhe aktorëve të huaj, qeveria Rama kërkon të blejë sa më shumë kohë për të shitur ‘perlat’ e rivierës shqiptare për interesat e mëdha të biznesit.

Rasti i një kompleksi të madh hotelerie, që po ndërtohet në plazhin e Himarës, është tipik, ku qeveria Rama e ka cilësuar si një ‘investim strategjik’.

Në fakt, investimi në fjalë lidhet me biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshortin e ministres së Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka. Mediat opozitare flasin për një skandal, ndërsa ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ‘mafien qeveritare që po ha Himarën’ dhe fshihet pas arrestimit të Belerit.

“Fredi Beleri mbahet në burg si një i burgosur politik, nga qelia po lufton dhëmb për dhëmb kundër mafies qeveritare që po pushton me shpejtësi Himarën. Kjo mafie e rrezikshme me zyrtarë partiakë, kriminelë dhe trafikantë, pas të cilëve fshihen ministra të lartë dhe deputetë të sektit të Rilindjes (Partisë Socialiste) ka pushtuar kodrat dhe zonat piktoreske të Himarës dhe ndërton vazhdimisht dhjetëra vila, motele, hotele. Ankesat e qytetarëve ekspozojnë se çfarë po bën mafia qeveritare në Himarë. Kjo është arsyeja e vërtetë që po e mban Belerin të burgosur politik,” komentoi Berisha në një postim të fundit në rrjetet sociale,” shkruan gazeta./Protothema

Related Posts

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon
Kryesore

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

25/06/2026
Kryesore

Në ditën e 25-të të protestës, reagon Presidenti: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

25/06/2026
“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…
Kryesore

“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…

25/06/2026
Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prek për herë të parë fazën me eliminim direkt, nënkampionia e grupit A bëhet kombëtarja e 7 afrikane që e arrin këtë në një Botëror

Prek për herë të parë fazën me eliminim direkt, nënkampionia e grupit A bëhet kombëtarja e 7 afrikane që e arrin këtë në një Botëror

25/06/2026
Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb

Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb

25/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al