• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta greke: Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen në një klimë tensioni

24/04/2021

Qytetarët shqiptarë do t’ju drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit për katër vitet e ardhme në Kuvend. Situata zgjedhore në Shqipëri ka marrë vëmendjen edhe në mediat e huaja.

Prej ditësh ky proces është raportuar edhe në shtypin grek. Gazeta “Protothema” në një artikull shkruan se zgjedhjet parlamentare do të mbahen të dielën në një klimë të tensionuar si edhe nën ndikimin e masave të pandemisë.

Në një klimë veçanërisht e tensionuar, por edhe me ndikim nga Covid-19 në Shqipëri do të mbahen të dielën zgjedhjet parlamentare. Në vitet e fundit vendi ka përjetuar një krizë të tensionuar politike, me ekzagjerime verbale, ndërsa opozita bojkotoi parlamentin.

Sipas sondazheve të fundit, Kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, po garon për rizgjedhje për të tretën herë me radhë, por analistët thonë se rezultati është i paqartë.

Rama përballet me Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, i cili ka në koalicion shumë parti të vogla.

Periudha parazgjedhore u karakterizua nga fyerje, akuza për korrupsion dhe incidente të dhunshme midis dy partive të mëdha . Një anëtar i Partisë Socialiste humbi jetën në një shkëmbim zjarri me mbështetësit e demokratëve. Në këtë kontekst, partia LSI e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili nga një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës fillimisht, u kthye në një kundërshtar të ashpër, kërkon që procesi të jetë i rregullt.

Zgjedhjet dhe pakica greke

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e cila përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipëri , i është bashkuar aleancës së Partisë Demokratike me të vetmin qëllim rrëzimin Edi Rama nga qeverisjen e vendit. Kreu i BPBDNJ, Vangjel Dule, kandidion në Tiranë, në vend të sigurt.

Partia e vogël e pakicës EEM-MEGA, vazhdon bashkëpunimin me Edi Ramën, Niko Kuris është vendosur në një pozicion të sigurt në listën e Partisë Socialiste nëVlorë.

Po ashtu, Vangjel Tavo është vendosur në krye të listës LSI në rajonin e Gjirokastrës, duke pretenduar rizgjedhjen e tij.

Pengesat për shkak të Covid-19 në kufi

Numri i shqiptarëve që do të votojnë mbetet i dyshimtë, përfshirë mijëra të mërguar, që jetojnë në Greqi. Qeveria Rama vendosi karantinë 14-ditore për ata që kalojnë kufirin. Kjo lëvizje vlerësohet nga organizatat e të huajve por edhe nga partitë e opozitës në Shqipëri, që synon të parandalojë ata qytetarë shqiptarë që duan të udhëtojnë për të votuar të dielën.

Rama “voton” për Erdoganin

Zgjedhjet do të mbahen me një “aromë” të fortë turke, pasi Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi publikisht mbështetjen e tij për Edi Ramën , “duke dhuruar” një spital të ri në qytetin e Fieri që u përurua kohët e fundit.

Spital, i cili është përshëndetur si një simbol i miqësisë shqiptaro-turke në të dy anët, u përfundua në muaj vetëm dy e gjysmë. Interesimi i bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjet e së Dielës është veçanërisht i lartë.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Paraqitje e madhe”, Mancini përgëzon djemtë pas suksesit ndaj Francës, Zizu e sheh gotën gjysmë plotë

“Paraqitje e madhe”, Mancini përgëzon djemtë pas suksesit ndaj Francës, Zizu e sheh gotën gjysmë plotë

13/11/2026

“Fitore me shije të veçantë”, Duka: Edhe një sforco kundër Bjellorusisë

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al