• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta italiane: Shqipëria merr emigrantët tanë, por nuk fiton asgjë në këmbim

06/11/2023
Gazeta italiane: Shqipëria merr emigrantët tanë, por nuk fiton asgjë në këmbim

Gazeta italiane “Corriere della Sera” ka publikuar detaje të reja nga marrëveshja që kryeministrat e Shqipërisë dhe Italisë, Rama dhe Meloni firmosën sot në Romë. Drafti bën fjalë për dhënien e juridiksionit italian në 2 qendra që do të ngrihen në Shqipëri për emigrantët që do të shpëtohen në det.

“Pothuajse një lloj protektorati i trengjyrëshit, qëllimi i të cilit është frenimi i trafikimit të qenieve njerëzore” – shkruan gazeta italiane. Marrëveshja sipas saj nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por ekskluzivisht për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Strukturat e krijuara në Shqipëri, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë në muaj, për një parashikim prej 39 mijë personash në vit. Qëllimi është që për ta të përfundojnë me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e tyre të mundshëm.

“Protokolli u mbyll në thelb gushtin e kaluar (gjatë takimit që dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë) dhe do të jetë funksional në pranverën e vitit 2024” – shkruan Corriere që më pas citon kryeministren italiane: “Është marrëveshja e parë e këtij lloji, një marrëveshje historike jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Bashkimin Evropian”.

“Ku do të ngrihen strukturat? Në portin e Shëngjinit, porti detar që ndodhet në veri të Shqipërisë, ku do të punohet me procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa në një tjetër zonë më të brendshme (Gjadër. Red.) do të krijohet një strukturë tjetër e bazuar në modelin e Qendrave të Mbajtjes së Riatdhesimit”, – shpjegoi Meloni duke shtuar se forcat e policisë shqiptare do të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë dhe mbikëqyrjen e jashtme të strukturave” – shkruan gazeta italiane.

Gazeta italiane nënvizon se “sipas asaj që kanë shpjeguar burimet nga Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë. Italia, thonë të njëjtat burime, ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Tiranës në Bashkimin Evropian dhe investon shumë në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor. Ndërtimi i zonave në portin e Shëngjinit dhe Gjadrit do të jetë përgjegjësi e Italisë” – shkruan ndër të tjera Corriere Della Sera.

Related Posts

Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026
Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali
Kryesore

Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

29/10/2026
Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026
Kryesore

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë – Balkanweb.com – News24

FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë

30/10/2026
FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë – Balkanweb.com – News24

FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë – Balkanweb.com – News24

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al