• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazeta më e madhe britanike shkrim për Shqipërinë: Ja 7 arsyet përse duhet ta vizitoni

18/06/2018
Gazeta më e madhe britanike shkrim për Shqipërinë: Ja 7 arsyet përse duhet ta vizitoni

E përditshmja britanike “Metro” me tirazhin më të lartë në vend (1.47 milionë), i ka kushtuar në edicionin e mëngjesit të sotëm një artikull promovues Shqipërisë. Gazeta jep “7 arsye për të shkuar në Shqipëri”, të cilat variojnë që nga jeta e natës e deri tek kulinaria dhe natyra, duke e bërë kështu tërheqëse për shumë grupmosha të ndryshme.

“Mund të kërcesh tërë natën” është arsyeja e parë dhe jep si shembull festivalin butik “Kala”, i cili organizoet këtë vit për herë të parë në plazhin e Dhërmiut. Arsyeja e dytë është “të qetësohesh në plazh”. Metro shkruan se vija bregdetare e Shqipërisë është e mjaftueshme e gjatë për ta eksploruar gjatë gjithë jetës. E përditshmja veçon rivierën e jugut, e cila është në një pjesë të madhe e pazbuluar dhe e pazhvilluar në një sens pozitiv. Edhe pse i mungojnë resortet luksoze, sipas Metro, vendi e kompenson këtë me plazhet e guvat e fshehura, si dhe me kampingjet e shpërndara përgjatë bregdetit.

“Të zbuluarit një botë të lashtë” është arsyeja e tretë, e cila risjell në vëmendje pasuritë e shumta arkeologjike të Shqipërisë dhe pikat e mbrojtura nga Unesco.

Në të shkuarën mbështetet edhe arsyeja e katërt: “të rijetuarit trazirat e pasluftës”. Bunkerët e mëdha antiatomike dhe muzetë që tregojnë historinë e komunizmit e bëjnë sipas gazetës britanike Shqipërinë një vend plot sekrete për të zbuluar. Koktejlet dhe kryeqyteti shumëngjyrësh janë arsyeja e pestë për të vizituar Shqipërinë. Gazeta vlerëson transformimin e Tiranës dhe baret e shumta që kanë lulëzuar në hapësirën e ish-bllokut. Kulinaria është arsyeja e gjashtë dhe Metro shkruan se turistët mund të kënaqen duke ngrënë pjata të shijshme që variojnë që nga sufllaqet, sallatrat, mishi e deri tek ushqimi i freskët i detit. Në fund, Metro ka rezervuar si arsye shumë të rëndësishme për të vizituar vendin tonë edhe Alpet e Shqipërisë, si dhe Liqenin e Ohrit.

Këto janë vende ideale për të zbuluar më tepër mbi folklorin e vendit, jetën bujqësore të mbetur thuajse të pandryshuar për shekuj me radhë. Në lindje, shkrimi sugjeron të vizitojnë ujërat e kristalta të liqenit, por edhe qytetin e Pogradecit për të zbuluar më tepër mbi jetën e tij buzë liqenit. (scan)

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al