Teksa vizitoi Shqipërinë, gazetari i “The Guardian”, Shaun Walker, nuk u largua pa i hedhur një shikim edhe vilës ku, gjatë kohës së komunizmit, jetonte diktatori Enver Hoxha.Walker tregon disa fotografi nga ambientet e brednshme të shtëpisë së Hoxhës. Ai i përshkruan si mjaft komode, për periudhën që bëhet fjalë. “Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm edhe pse i frikshëm, për t’u vizituar. Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër sesa ishte, kur ai vdiq”, – shkruan gazetari i “The Guardian”.









