• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari jep alarmin: Ura e Dragotit në rrezik, të ndërhyhet sa më parë

16/08/2018
Gazetari jep alarmin: Ura e Dragotit në rrezik, të ndërhyhet sa më parë

Nga Mero Baze

Ura e Dragotit është ndosha ura më e bukur në Shqipëri. Është ndërtuar në vitin 1936 nga një shoqëri xhenoveze, dhe vazhdon të rezistojë. Është futur në listën e Monumenteve të Kulturës, por në fakt është utilitare, pasi është ura e vetme që lidh Përmetin dhe Juglindjen e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit. Është ura kyçe, pa alternativë.

Nëse dëmtohet, nëse ka një avari, nëse dhe dy orë duhet të ketë nevojë për remont, askush nuk mund të shkojë drejt Përmetit. Ura është e ndërtuar me konstrukt hekuri, pa këmbë, dhe mbështetet në harkun e sipërm, ndërtuar me pjesë të vogla hekuri, kapur me perçina të derdhur në vend.

Është një teknologji e rrallë inxhinierike, e cila ka rezistuar mbi 80 vjet. Por ura ka nisur të ketë problemet e saj. Së pari, deri në vitin 1990 ajo ka qenë me dysheme prej dërrase të trashë të stazhionuar, për të mos pasur ngarkesë. Pas viteve ’90, me papërgjegjësi, i është shtuar asfalt. Nuk është bërë kurrë një rikonstruksion i saj, por herë pas here ndërrohet dyshemeja, duke u rënduar dhe më shumë.

Me rregullore aty lejohet të kalojnë 24 tonë, por aty rregullisht kalojnë nga 40 deri në 60 tonë, pasi Përmeti eksporton vetëm ujë dhe gurë, dhe eksportuesit nuk hezitojnë t’i mbushin kamionat plot, pasi tradita e pikës policore që ka qenë në urë për sigurinë e saj, është zhdukur. Paralajmërimet formale që aty nuk duhet të kalojnë dy makina në urë, nuk ekzistojnë më, dhe aty mund të shikosh autokolona me makina njëra pas tjetrës.

Nuk dua të bëj “kasandrën”, por ura e Dragotit mbetet padiskutim rreziku më i madh, jo vetëm për jetë njerëzish, nëse shembet ndërkohë që ka makina sipër, por dhe si një nyje që mund të bllokojë në mënyrë katastrofike kontaktin me Përmetin.

Baypass-i i Tepelenës, i cili sapo ka nisur, e parashikon në një fazë të dytë ndërtimin e urës nga Tepelena në fushën e Dragotit, që për 4 km zëvendëson 16 kilometrat që duhen për të ardhur deri tek ura e Dragotit, nga drejtimi aktual Tepelenë- Dragot. Ura e re jo vetëm që do shpëtonte 12 km rrugë për në Përmet, por do shpëtonte vendin nga një tragjedi që nuk besoj se do vonojë shumë, nëse nuk merren masa.

Ura më e bukur e Shqipërisë ka nevojë të jetë vërtet Monument Kulture, siç e kanë listuar, dhe të shërbejë për vetura të vogla dhe mjete të lehta deri mikrobuzë, duke pasur alternativë urën e re. Por kjo nuk është çështje trashëgimie kulturore. Mbi të gjitha është emergjencë, për shkak të papërgjegjësisë në të cilën është lënë meanxhimi i ngarkesave në atë urë, ndërkohë që formalisht duhet të lejohen deri në 24 ton.

Se pastaj nësë ndodh katastrofa, do kujtohemi që edhe këtë, një kompani xhenoveze e ka bërë. Por në fakt nuk ishte faji i saj, por joni./ tema 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al