Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu, ka dhënë një rrëfim për jetën personale në emisionin ‘Pushimet on Top’ në televizionin Top Channel. I pyetur nga moderatorja Ori Nebiaj se cili është vendi më i bukur që ai ka vizituar në Shqipëri, Haxhiu ka veçuar Gjirokastrën.
“Në Shqipëri ka disa vende që më pëlqejnë. Vendi që më bën shumë të lumtur është Gjirokastra, pastaj Berati që mbajnë gjithë historinë shqiptare brenda”, ka thënë Haxhiu.
Më tej ai treguar edhe disa detaje nga viti 1992 kur kishte mbërritur për herë të parë në bregdetin shqiptar për të organizuar aktivitete në kuadër të javës së Kosovës në Shqipëri. Shihni rrëfimin në videon më poshtë.
©argjiroja.net