• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetarja: Universiteti i Gjirokastrës si depo ku hedhim çdo gjë që s’na hyn në punë…

23/10/2018
Viti i ri akademik në Gjirokastër, Golemi: Universiteti ‘Eqrem Çabej’, qendër e arsimit të lartë në jug të vendit

Nga Brikena Metaj

“62% e studentëve që vinin nga universiteti i Gjirokastrës rezultuan mbetës në provimin e shtetit të vitit 2017”. Pohimi ka ardhur nga vetë ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ndërsa ka komentuar mbylljen e programeve të mësuesisë në disa universitete ku sërish kryeson Gjirokastra.

Duket se tashmë vendimi është marrë: “Më mirë pa mësues, sesa më mësues të dobët”. Ky është mesazhi që unë lexoj në pohimet e krerëve të shtetit mbi situatën e zero studentëve në degët e mësuesisë. Dhe nuk mund të them se nuk jam dakord, sado e dhimbshme të tingëllojë. Kishte ardhur koha t’i jepej fund kësaj armate mësuesish pa njohuri arsimore, didaktike e shpesh edhe intelektuale.

Të gjithë ne që sot jemi prindër kemi ndeshur në rrugën tonë atë mësuesen që korrigjon gabim detyrat e fëmijës, atë mësuesen që nuk është e aftë të transmetojë në mënyrën e duhur dijet, atë mësuesen që orën e mësimit e shpërdoron me muhabete kot dhe nëse fëmija mbetet i pasqaruar ka vetëm një përgjigje: “Shpjegova njëherë, ku e kishe mendjen”.

Universiteti është një ndër asetet më të çmuara që ka Gjirokastra, i vetmi institucion arsimor, shkencor e kulturor në Rajonin Jugor. Por prej vitesh tashmë e ka humbur thelbin e madhështisë së vet duke u kthyer në atë depon ku hedhim çdo gjë që nuk na hyn në punë për momentin.

Dhe ashtu si vijnë në këtë universitet, pjesa më e madhe e këtyre studentëve, ashtu vendosin të dalin, pa i hapur librat asnjëherë, pa shkelur në bibliotekën që ndryshe nga 18 vite më parë, ka kondicioner dhe shumëllojshmëri titujsh.

E më pas, ndërsa marrin diplomën kërkojnë një punë në shtet, zëvendësojnë atë mësuesen që del në pension, zënë vendin e punës prej nga nuk i heq dot askush edhe nëse rezultojnë dobët në kontrolle, ndërsa prindi i nxënësve të kësaj mësueseje të re, pasdite çon fëmijën te ajo mësuesja që sapo doli në pension.

Epo, tashmë ka ardhur koha të themi “Mjaft më”. Le të mbyllen universitetet, nëse nuk janë në gjendje të realizojnë qëllimin e tyre, këto bankomate parazitare që shpërndajnë diploma për tufa të tëra injorantësh e dembelësh që më pas helmojnë me paaftësinë e tyre një sistem të tërë arsimor e breza të tërë nxënësish.

Kam patur fatin që si ish-studente e këtij universiteti të kem patur si udhëheqës disa prej pedagogëve më të mirë në vend si Valter Memisha, Republika Çulli, Viron Graçi, Thoma Dhima, Tasim Gjokutaj etj. U jam mirënjohëse vërtet, ka qenë nder për mua e të gjithë studentët e brezit tim besoj!

Related Posts

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës
Lajme

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

01/01/2026
Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën
Lajme

“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën

01/01/2026
Lajme

Moti/ Janari nis me stuhi dimërore

01/01/2026
Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!
Lajme

Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!

01/01/2026
Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?
Lajme

Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

01/01/2026
Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al