• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazi i Thomos në Suhë, makina e rrallë që i ka rezistuar kohës (FOTO)

04/03/2017
Gazi i Thomos në Suhë, makina e rrallë që i ka rezistuar kohës (FOTO)

Nëse dikush merr rrugën për një udhëtim në Libohovë dhe fshatrat rreth saj, për të parë atraksionet turistike të kësaj zonë, ju rekomandojmë të ndaleni me patjetër në fshatin Suhë. Edhe nëse shkoni në Labovën e Kryqit për të parë nga afër kishën e Shën Mërisë, gjeni pak kohë për t’u kthyer në Suhë. Në këtë fshat do të gjeni një makinë të vjetër, që sot zor se e gjen në vend tjetër të Shqipërisë.

E vjetër sepse mban mbi supe shumë vite, por jo se s’është në gjendje pune. Thoma Mero, apo Thomua siç e njohin shumica e banorëve të zonës dhe krejt rrethit të Gjirokastrës, ruan me fanatizëm prej 60 vitesh një makinë tip Gaz.

Makina për gjithë këto vite s’ka lënë cep të Shqipërisë pa shkelur, pasi është përdorur asokohe edhe për gëzime të ndryshme familjare. Sa e sa nuse janë marrë nëpërmjet kësaj makine, sa e sa njerëz kanë udhëtuar me të. Pavarësisht viteve, sot makina është në gjendje funksionale. Shomua ia kryen vazhdimisht shërbimet e nevojshme për ta mbajtur atë në gjendje pune, edhe pse për hir të së vërtetës është shumë e vështirë të gjesh pjesë këmbimi për këto modele automjetesh, të cilat në kohën e komunizmit kishin “pushtuar” Shqipërinë.

Fshati Suhë, Bashkia Libohovë. Foto Libohova Online

Pas viteve ’90 makinat tip Gaz dolën nga qarkullimi dhe pjesa më e madhe e tyre përfunduan në Metalurgjikun e Elbasanit ku u shitën për skrap. Ndërkohë, Thoma Mero është nga të paktët njerëz, ndoshta i vetmi në Shqipëri, që e ruan si “sytë e ballit” këtë makinë, me të cilën e lidhin shumë kujtime dhe vite të jetës së tij. Edhe pse i janë afruar shumë njerëz për t’ja blerë si relike apo edhe për skrap, Thomua as që e ka çuar ndërmend diçka të tillë.

Makina që i ka rezistuar viteve falë përkushtimit dhe fanatizmit me të cilin e ruan Thoma Mero, përveçse një automjet i vjetër për nga mosha, është mbi të gjitha një relike me shumë vlerë, që dëshmon për një periudhë të caktuar kohe, për një mënyrë të menduari, për një mënyrë të organizuari të jetës, për një mentalitet. Si e tillë, ajo mbart vlera të jashtzakonshme dhe pse jo, kushdo që lexon këtë shkrim, në momentin më të parë që t’i jepet mundësia të shkojë ta vizitojë këtë Gazin e Thomos.

/Libohova Online/

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Infektohet me koronavirus kreu i Kadastrës Artan Lame
Kryesore

Ndarja e papritur nga jeta, kush ishte Artan Lame

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame
Kryesore

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Truproja e Fatos Nanos: I shpëtuam atentatit në Lazarat në ’99, falënderoj Dasho Alikon për ndërhyrjen (VIDEO)
Kryesore

Truproja e Fatos Nanos: I shpëtuam atentatit në Lazarat në ’99, falënderoj Dasho Alikon për ndërhyrjen (VIDEO)

22/05/2025
Aksident me vdekje, zetori del nga rruga, humb jetën shoferi
Kryesore

Memaliaj, 58-vjeçari aksidentohet me zetor duke punuar tokën

20/05/2025
Ndalimi i TikTok, jehonë në mediat botërore
Kryesore

Llogari false në Tik Tok me emrin e tij, 14-vjeçari nga Gjirokastra denoncon në polici

20/05/2025
Bashkia Memaliaj njofton fituesit e dy tenderave
Kryesore

Memaliaj, 50-vjeçari rrëzohet aksidentalisht duke punuar në një bujtinë

20/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Infektohet me koronavirus kreu i Kadastrës Artan Lame

Ndarja e papritur nga jeta, kush ishte Artan Lame

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al