• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gerard Pique “gradon” pasuesin e vet te Barça, zbulon edhe të ardhmen e Messit

06/02/2021
Gerard Pique “gradon” pasuesin e vet te Barça, zbulon edhe të ardhmen e Messit

Gerard Pique thotë se planifikon të pensionohet te Barcelona, ndërsa beson se Lionel Messi është shumë i lumtur në “Camp Nou”. Si produkt i akademisë legjendare të “La Masia” të Barçës, ai ka luajtur më shumë se 550 herë për klubin, që nga kthimi prej Manchester United më 2008.
Qendërmbrojtësi mbushi 34 vjeç këtë javë dhe, ndërsa sugjeron se “pensionimin” nuk e mendon shpejt, nuk ka dëshirë të luajë për një klub tjetër, para se “t’i varë këpucët në gozhdë”: “Unë do të pensionohem te Barça. Gjithmonë e kam thënë këtë. Vazhdoj të luaj futboll, sepse jam duke përfaqësuar Barcelonën. Nuk e shoh veten në një ekip tjetër. Nuk do ta kisha motivimin të luaja tjetërkund, do të ishte një dramë”.
Kur Pique të largohet, ai beson se Barça do ta ketë zëvendësuesin e tij afatgjatë, duke evidentuar 21-vjeçarin uruguajan, Ronald Araujo: “Araujo është një qendërmbrojtës i shkëlqyeshëm dhe do të jetë për 10 ose 15 vite në nivele të larta. Ai ka gjithçka, është shumë i ri. Gjithashtu, është fizikisht i fortë, i shpejtë dhe me kontroll të mirë të topit. Ne duhet ta ndihmojmë atë që të jetë lojtari më i mirë i mundshëm”.
Sigurisht, lojtari, e ardhmja e të cilit është në mendjen e tifozëve, quhet Leo Messi. Ylli argjentinas del jashtë kontrate në fund të sezonit, ndërsa ka qenë i lidhur fort me largimin nga katalanasit. “Goal” zbuloi dje ekskluzivisht se Messi nuk ka zhvilluar bisedime me ndonjë klub tjetër dhe nuk do të vendosë për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit. Për momentin, Pique beson se ai është i lumtur në “Camp Nou”: “Ngjarjet ndodhën në verë, të cilat përfunduan në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse Leo qëndroi te Barça. Unë e shoh shumë të lumtur tani dhe ta kem pranë është një garanci për sukses”.
Pique, gjithashtu pret me padurim zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Barçës, të vendosura për t’u mbajtur më 7 mars: “Tani ka zgjedhje dhe shpresoj që anëtarët të votojnë brenda kufizimeve të Covid. Të tre kandidatët janë kompetentë. Ne duhet të shohim të ardhmen”.

Related Posts

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24
Sport

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë”

02/09/2026
Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24
Sport

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
“Nuk ndihem i ofenduar…”, Barcelona prezanton Gabirel Jesus – Balkanweb.com – News24
Sport

“Nuk ndihem i ofenduar…”, Barcelona prezanton Gabirel Jesus

02/09/2026
“Nuk ndihem i ofenduar…”, Barcelona prezanton Gabirel Jesus – Balkanweb.com – News24
Sport

“Nuk ndihem i ofenduar…”, Barcelona prezanton Gabirel Jesus – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
McTominay në “PIT STOP”, Napoli humbet skocezin për afro 1 muaj
Sport

McTominay në “PIT STOP”, Napoli humbet skocezin për afro 1 muaj

02/09/2026
Sport

Dorëzohet Alvarez, i jep fund “luftës” me Atletico-n, del në stërvitje – Balkanweb.com – News24

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë”

02/09/2026
Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al