Mbrëmjen e kaluar, banoret e BBVA, Selin, Gimbo, Brikena, Mateo dhe Greta kanë biseduar gjatë me njëri-tjetrin, ku kanë hapur zemrën dhe kanë rrëfyer histori nga jeta e tyre personale. Gimbo ka treguar në një moment se si është ndarë nga ish-e dashura e saj, e cila ishte shumë xheloze për të. Gjithashtu ka shtuar se e ka telefonuar me numra të tjerë dhe e ka kërcënuar.
Pjesë nga biseda:
Gimbo: I hipa makinës, shkoj te shtëpia e saj dhe marr krejt gjërat e mira që kisha. I shkruajta një letër ‘lamtumirë’ dhe i lashë çelësat e banesës në tavolinë. Dola nga shtëpia, shkova në studio dhe i shkrova një referat, të gjitha arsyet, që nga dita e parë. Mu mblodhën të gjitha, ja nisa mesazhin. Pastaj hipa në makinë dhe shkova te nëna ime. Kisha nevojë ta shikoja se ajo më shikonte çdo ditë që nuk jam unë Gimbo, kisha ndryshuar. Isha bërë si tipi që nuk dilja, nuk postoja foto kurrë.
Brikena: Pse, ajo ka qenë xheloze që ti të mos dilje?
Gimbo: Deri te furra e bukës. Më telefononte me numra të tjerë, duke më kërcënuar. Po më kërcënonte një femër, ku kam rënë thoja.
Greta: Sa turp
Selin: Sa të ka zgjatur Gimbo?
Gimbo: kush? Lidhja?
Selin: Po
Gimbo: 1 vit e ca.









