Pas të riut nga fshati Mamaj, një tjetër person nga Tepelena është arrestuar nga policia për kanabis. 31-vjeçari T.H, banues në fshatin Dhëmblan, mbante në shtëpi 38 kg. e 350 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net