Policia e Gjirokastrës njoftoi paraditen e sotme për një trup të pajetë që ishte gjetur në ujërat e lumit Drino, aty ku bashkohet me lumin e Kardhiqit. Burime të Argjirolajm.net mësojnë se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet Th.XH, 81 vjeç, banues në fshatin Palokastër. Mësohet se në trupin e tij nuk kishte shenja dhune. Rrethanat e mbytjes së tij në ujërat e lumit janë ende të paqarta. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.
©argjiroja.net