• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjenocidi grek! Përkujtohen në Kllogjer masakrat ndaj shqiptarëve të Çamërisë

27/06/2025
Gjenocidi grek! Përkujtohen në Kllogjer masakrat ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Në Kllogjer të Sarandës, një nga territoret më të dhimbshme të kujtesës historike shqiptare, u zhvillua ceremonia përkujtimore në 81-vjetorin e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Në këtë vendndalim simbolik të eksodit biblik të vitit 1944, dhjetëra qytetarë çamë, studiues dhe përfaqësues të komunitetit u mblodhën për të nderuar viktimat dhe për të ripohuar kërkesën për drejtësi dhe njohje ndërkombëtare të kësaj tragjedie historike.

Sipas burimeve dokumentare të publikuara nga institucionet shqiptare dhe burime akademike ndërkombëtare, rreth 28,000 shqiptarë myslimanë u dëbuan nga Çamëria në vitin 1944 nga forcat e gjeneralit grek Napoleon Zerva, ndërsa 2,771 civilë u vranë pa gjykim. Ngjarjet që pasuan përbëjnë një kapitull të errët që ka lënë pasoja të thella në identitetin dhe të drejtat e komunitetit çam.

Ceremonia e këtij viti solli edhe dëshmi të drejtpërdrejta, të dhëna nga zëra që e kanë përjetuar eksodin në fëmijëri ose që trashëgojnë dhimbjen dhe kujtimin përmes brezave.
Fadil Nuriu, 90 vjeç, një nga dëshmitarët e mbijetuar të asaj kohe, solli kujtimet e tij si fëmijë me një saktësi rrëqethëse.

“Unë jam 90 vjeç. Pa gënjeshtra, kur ra Zerva në Greqi, ditën e parë tha që gjithë shqiptarët të hapin dyqanet e të punojnë deri në orën 12. Pastaj dha urdhër që të gjithë burrat të theren si kecat. I kam parë me sy, sikur të ishte sot. Pak më lart nga shtëpia ime, takova myftiun e Çamërisë, gjyshin e Tahir Muhedinit. Më tej, takova Xhevitin, djalin e tij, e kapën nga flokët te furra e bukës dhe e tërhoqi një ushtar grek. Ai tha ‘O nëna ime’, por e vranë aty, e therën me thikë dhe e zhdukën. Çfarë burra gjetën i kapën e i vranë. Në krye të tre ditëve, morën gratë dhe i mbyllën në një ndërtesë dykatëshe dhe nisën t’u marrin vathët e unazat. Nëna ime kishte një vajzë 6 muajshe në djep. U fut në shtëpi të merrte rrobat e saj dhe doli e djegur. Edhe dhëmbët i ishin djegur. Aty vdiq. Erdhi fundi, dhe ne erdhëm në Shqipëri. Qëndruam 10-15 vjet në shtëpinë e një miku derisa nëna më vdiq. Mbetëm dy vëllezër jetimë. Lëri vuajtjet tona… Jam Fadil Nuriu nga Paramithia.”

Hatixhe Rakipi, që vjen çdo vit në këtë marshim përkujtimor, e lidh dhimbjen e kësaj ngjarjeje me historinë familjare të saj.

“Kemi ardhur të kujtojmë të parët tanë, sepse në atë mur atje unë kam 12 vetë, fëmijë të xhaxhallarëve të babait, xhaxhanë e gjyshërit tanë. Kemi ardhur gjithashtu për të kërkuar të drejtat tona të mohuara dhe të atyre njerëzve që na u prenë nëpër rrugët e botës. Kockat e tyre janë hedhur nëpër kanale dhe nuk dimë ku të shkojmë të qajmë. Mblidhemi këtu për t’i kujtuar.”

Studiuesi Ardit Bido, pjesë e komunitetit çam, e vlerësoi rolin e përkujtimit për të ruajtur ndërgjegjen kolektive dhe identitetin historik.

“Kjo është një prani e përvitshme në përkujtim të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, në një datë të përcaktuar nga Parlamenti shqiptar si e tillë. Shqiptarët e Çamërisë humbën jetën 81 vite më parë, u dëbuan nga trevat e tyre amtare, u zhduk një pjesë e historisë së tyre vetëm sepse ishin shqiptarë. Ne e kemi detyrë të përkujtojmë viktimat e pafajshme, sepse secili prej nesh, në vend të tyre, do të kishte pasur të njëjtin fat në atë vend dhe kohë. Në kujtim të viktimave të genocidit të forcave zerviste dhe në emër të të drejtave të pasardhësve të tyre, ne duhet ta njohim dhe ta ruajmë këtë ngjarje jo vetëm më 27 qershor, por në mënyrë të vazhdueshme.”

Ceremonia përkujtimore në Kllogjer edhe këtë vit konfirmoi se çështja çame mbetet një temë e rëndësishme historike, politike dhe identitare, që kërkon trajtim të qëndrueshëm institucional, dialog diplomatik dhe një rishikim të qasjes në agjendën kombëtare e ndërkombëtare.

Related Posts

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije
Kryesore

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije

15/12/2025
Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së
Kryesore

Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së

15/12/2025
PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, si do të goditen emërimet nepotike dhe klienteliste
Kryesore

PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, si do të goditen emërimet nepotike dhe klienteliste

15/12/2025
Berisha: Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë e pasuri të fshehura
Kryesore

Berisha: Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë e pasuri të fshehura

15/12/2025
Spiropali flet për gazetën greke: Po vij në Athinë për të diskutuar gjithçka
Kryesore

Spiropali flet për gazetën greke: Po vij në Athinë për të diskutuar gjithçka

15/12/2025
Skeda/ Kush është Klodian Braho dhe dosjet që tronditën politikanët
Kryesore

Skeda/ Kush është Klodian Braho dhe dosjet që tronditën politikanët

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re

15/12/2025
“I nënvlerësuar”, “The Sun” i kushton artikull Xhakës

“I nënvlerësuar”, “The Sun” i kushton artikull Xhakës

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al