Gatë qëndrimit në Përmet ku mori pjesë në Festën e Nonave, biznesmeni i njohur Gjergj Luca kishte edhe një kërkesë për kryeministrin e vendit, Edi Rama. Duke vlerësuar përpjekjet e Ramës, siç tha Luca, për të rilindur Shqipërinë, ai kërkoi rikthimin në Përmet të eshtrave të rilindasit tonë të shquar, Sami Frashëri.
“T’i bëjmë një thirrje atij njeriu që po jep shpirtin, jetën për ta rilindur këtë vend. Hajde t’i thërrasim të gjithë bashkë, ktheji eshtrat e Samiut. O Edi Rama, ktheji eshtrat e Sami Frashërit në Përmet, aty ku i ka rrënjët”, u shpreh Gjergj Luca. Deklarata e tij në videon më poshtë. ©argjiroja.net