Botërori ka përfunduar para kohe për Nico Schlotterbeck. Gjermania ka publikuar një raport ku njofton se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim të ligamentit.
“Lojtari i kombëtares gjermane, Nico Schlotterbeck, ka pësuar një dëmtim të ligamentit kolateral medial të kyçit të majtë të këmbës gjatë fitores 2-1 të Gjermanisë ndaj Bregut të Fildishtë të shtunën e kaluar. Ai do të jetë jashtë fushave për disa muaj”. Mbrojtësi i Borussia Dortmund, do të qëndrojë për momentin me skuadrën në Shtetet e Bashkuara.









