• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermania “tersi” i Ronaldos, Loew thërret në apel sulmuesit

19/06/2021
Gjermania “tersi” i Ronaldos, Loew thërret në apel sulmuesit

Grupi i “ferrit” është shndërruar më të vërtetë i tillë për Gjermaninë, nëse dëshirojnë të shmangin një tjetër eliminim të turpshëm, përballë Portugalisë nuk duhet të humbasin, nëse rastin më të mirë i duhet një fitore për të ndezur edhe një herë ambientin, qartësisht nën presion të madh pas humbjes së pësuar kundër Francës në premierë.
Shifrat i japin më shumë besim ekipit të Loew përpara kësaj finaleje të parakohshme, në katër sfidat e fundit zyrtare kanë fituar gjithnjë përballë Portugalisë, fitorja e fundit ishte në Botërorin e 2014. Kujdes nga Tomas Myler, për herë të parë dhe të fundit deri më tani, në një turne madhorë, sulmuesi i Bayern Munich ka realizuar një “tripletë”, pikërisht kundër Portugalisë.
Luzitanët udhëhiqen sërish nga C.Ronaldo, autor i një “dopjetë” kundër Hungarisë, golashënuesi më i mirë në historinë e evropianit por kurrë CR7 nuk i ka shënuar Gjermaninë, një detaj që është i vështirë për tu besuar. Për Loew, Gjermania nuk është vetëm Ronaldo: “CR7 bën gjithnjë diferencën por Portugalia nuk është vetëm Ronaldo, edhe Bruno Fernandes është një futbollist i mirë, ndërsa ne nuk e mbështesim lojën tek individët, për ne, lojtari jonë më i mirë është grupi.
Duhet të jemi më kërkues aty përpara nëse dëshirojmë të mposhtim Portugalinë dhe të vijojmë më tej në “Euro2020”. Jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë më shumë se sa sfida kundër Francës, por duhet të jemi më të përqendruar në sulm”, theksoi Joachim Loew në konferencë për shtyp.
Portugalia vjen me e qetë në këtë përballje dhe sigurisht me një stof ndryshe nga e kaluara, janë kampion në fuqi, fakt ky që është shumë domethënës për trajnerin Santos: “Portugalia ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, sot na respektojnë më shumë, kanë frikë nga ne. Gjermania?
Janë një skuadër fantastike, me një grup të mbushur me lojtarë të mëdhenj por të mendosh që Portugalia është favorite në shtëpinë e tyre me duket çmenduri, nëse e mendojmë kështu mund të humbasim”, u shpreh Fernado Santos në konferencë për shtyp.

Related Posts

“Tërbohet” Mbappe, “tripletë” ndaj Sociedad, Reali triumfon me “poker”
Sport

“Tërbohet” Mbappe, “tripletë” ndaj Sociedad, Reali triumfon me “poker”

27/08/2026
“Tërbohet” Mbappe, “tripletë” ndaj Sociedad, Reali triumfon me “poker”
Sport

“Tërbohet” Mbappe, “tripletë” ndaj Sociedad, Reali triumfon me “poker”

27/08/2026
Champions “vishet” kuqezi, Strakosha-Pilo “fluturojnë” në fazën e grupeve – Balkanweb.com – News24
Sport

Champions “vishet” kuqezi, Strakosha-Pilo “fluturojnë” në fazën e grupeve – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
17 vite pritje, Muriqi bën “piratin” në Francë, Fenerbahce kualifikohet në Champions – Balkanweb.com – News24
Sport

17 vite pritje, Muriqi bën “piratin” në Francë, Fenerbahce kualifikohet në Champions – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa
Sport

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin
Sport

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tërbohet” Mbappe, “tripletë” ndaj Sociedad, Reali triumfon me “poker”

“Tërbohet” Mbappe, “tripletë” ndaj Sociedad, Reali triumfon me “poker”

27/08/2026
“Tërbohet” Mbappe, “tripletë” ndaj Sociedad, Reali triumfon me “poker”

“Tërbohet” Mbappe, “tripletë” ndaj Sociedad, Reali triumfon me “poker”

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al