• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermanian synon zgjatjen e masave kufizuese anti-COVID deri më 18 prill

22/03/2021
Gjermanian synon zgjatjen e masave kufizuese anti-COVID deri më 18 prill

Sipas një projektvendimi, Kancelarja synon të zgjasë masat aktuale kufizuese deri në 18 prill.
Merkel pritet të bëjë presion për një zgjatje të masave kufizuese deri në 18 Prill, në diskutimet me landet federale nesër. Kjo shkruhet në një projektvendim që ka qenë në fuqi të dielën në mbrëmje. Ajo thotë se pa masa të qarta kufizuese, numri i infektimeve të reja do të rritet aq shpejt sa që në prill mund të pritet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor.
Kancelarja Federale gjithashtu paralajmëroi se do të zbatojë me konsekuencë frenën e urgjencës, për të cilën u ra dakord po të arrihet një incidencë prej 100. Në një rast të tillë jo vetëm që nuk duhet të ketë hapje të mëtejshme, por do të ketë kufizime shtesë. Për shembull, propozohen kufizimet në liridalje.
Ndër të tjera, flitet për një kufizim të daljes gjatë natës deri në orën pesë, “përveç rasteve kur ka arsye serioze për të kundërtën”. Ora e fillimit lihet e hapur. Flitet gjithashtu për mbylljen e shkollave dhe të kopshteve ditore ose moshapjen e tyre fare, kur arsimtarët, mësuesit dhe nxënësit ose fëmijët e mbikqyrur nuk testohen dy herë në javë. Sipas draftit, shkollat dhe kopshtet ditore mund të mbyllen po të arrihet një incidencë prej 200 ose më shumë.
“Projekte model të përkohshme” lehtësojnë hapjen
Sidoqoftë, landet federale dhe rajonet duhet të kenë mundësinë të fillojnë “projekte model të përkohshme” në mënyrë që të “hapin fusha të caktuara të jetës publike me masa të rrepta mbrojtëse dhe një koncept testimesh”. Në këtë kuadër, ata duhet të shqyrtojnë “realizueshmërinë e hapave të hapjes duke përdorur një regjim konsekuent testimesh”, thuhet në projekvendim.
Kancelarja Federale këshillon që të mos udhëtohet gjatë Pashkëve brenda dhe jashtë Gjermanisë. Për të zgjatur masat kufizuese patën rënë dakord më parë landet federale të drejtuara nga socialdemokratët e SPD. Përfaqësuesit e këtyre landeve pritet të propozojnë që të lejohen pushime në landin vetjak federal për sa kohë që njerëzit kujdesen vetë për strehimin dhe ushqimin vetjak, për shembull duke marrë me qira shtëpi për pushime ose në autokampe./DW

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al