• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjiknuri takim me gratë e vajzat e rrethit të Sarandës: Vota për PS, garanci për të ardhmen

26/03/2025
Gjiknuri takim me gratë e vajzat e rrethit të Sarandës: Vota për PS, garanci për të ardhmen

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, takim me gratë socialiste të Sarandës, Delvinës, Finiqit e Konispolit

“Vota juaj për Partinë Socialiste, do ta çojë përpara zhvillimin e Sarandës dhe të krahinave të saj”.

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi takim me gratë socialiste të Sarandës, Delvinës, Finiqit e Konispolit. Gjiknuri i cilësoi gratë si forcë e rëndësishme për PS, forcë që çon përpara zhvillimin e shoqërisë dhe familjes.

“Ndihem i emocionuar që në këto zgjedhje mu dha mundësia të rikandidoj në Qarkun e Vlorës, pas një shkëputjeje për shkak të angazhimeve dhe detyrave të tjera politike. Ndihem i emocionuar dhe i nderuar, mes ju vajzave dhe grave, me të cilat kemi përballuar dhe kemi bërë shumë beteja politike që më kanë lënë mbresa. Ju shpreh falenderime dhe mirënjohje për gjithë kontributin që keni dhënë ndër vite, të cilin unë nuk e harroj. Ne përpara kemi një fushatë zgjedhore.

Damian Gjiknuri do të jetë ai që ka qenë gjithmonë. Që kur erdha në Sarandë, e filluam punën së bashku dhe ditëm ta ngremë Sarandën dhe rezultatet e saj në nivele që pak i mendonin. Kjo, mbi të gjitha, është bërë dhe bëhet me forcën tuaj. Gratë, shpesh, janë më të vërteta se burrat, janë ato që e mbajnë edhe fjalën edhe familjen. Ju jeni shpresa e vërtetë e kësaj force politike por edhe e rezultatit elektoral që jam i bindur se, do ta marrim shumë mirë. Janë bërë shumë investime në Sarandë, pasi qeveria i ka kushtuar shumë vëmendje Sarandës. Me votën tuaj, ju, do të më jepni mua por dhe gjithë ekipit politik të Partisë Socialiste, forcën për të bërë më të mirën e mundshme në Sarandë dhe kudo. Të bëjmë maksimumin në këto zgjedhje. Të japim rezultatin e duhur që Saranda dhe gjithë krahina të marrë atë që gjithmonë e meriton, si qyteti që është mbretëresha e turizmit në Shqipëri. Gratë e Sarandës, Delvinës, Finiqit e Konispolit, do të jenë pararojë e kësaj gjëje, duke mbështetur përmes votës, Edi Ramën, Partinë Socialiste dhe kandidaturën time në zgjedhjet e 11 Majit”, pohoi kandidati Damian Gjiknuri.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al