• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjilani dhe Dukagjini ndajnë pikët nën dritën e reflektorëve, Malisheva bindëse ndaj Feronikelit 74 – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Gjilani dhe Dukagjini ndajnë pikët nën dritën e reflektorëve, Malisheva bindëse ndaj Feronikelit 74 – Balkanweb.com – News24

Gjilani dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës, pasi ndeshja e zhvilluar të shtunën në stadiumin e Gjilanit përfundoi me rezultat 2:2.

Kjo ndeshje kishte një veçanti të rëndësishme, pasi u zhvillua nën dritën e sistemit të ri të reflektorëve, të vendosur në kuadër të projektit të FFK-së, “Ndriçojmë Futbollin”.

Gjilani e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 9-të. Blerind Morina realizoi një supergol nga goditja e dënimit për 1:0.

Dukagjini reagoi në minutën e 20-të, kur Mërgim Pefqeli shënoi për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Skuadra vendëse riktheu epërsinë në minutën e 38-të. Arbër Potoku realizoi për 2:1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Dukagjini arriti ta barazojë sërish rezultatin. Dienit Isufi shënoi në minutën e 54-t për 2:2, duke i siguruar skuadrës nga Klina një pikë.

Ky ishte barazimi i parë për Gjilanin në këtë edicion, pas dy fitoreve në dy xhirot e para, ndërsa Dukagjini regjistroi barazimin e dytë, krahas një fitoreje.

Përtej rezultatit sportiv, ndeshja e sontme në Gjilan shënoi një tjetër moment të rëndësishëm për projektin “Ndriçojmë Futbollin”, përmes të cilit Federata e Futbollit e Kosovës po kontribuon në modernizimin e infrastrukturës së futbollit në vend.

Pas stadiumit “18 Qershori” në Klinë, ku ndeshjet tashmë mund të zhvillohen nën reflektorë, projekti ka mbërritur edhe në Gjilan.

Ky investim ka rëndësi të veçantë për futbollin gjilanas, pasi stadiumi është shtëpi e dy klubeve të qytetit, SC Gjilani dhe FC Drita. Sistemi i ri i ndriçimit u krijon mundësi ekipeve që ndeshjet t’i zhvillojnë edhe në orët e mbrëmjes, në kushte më të mira për futbollistët, tifozët dhe organizimin e ndeshjeve.

Nga Klina në Gjilan, e së shpejti edhe në Skenderaj, Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon me realizimin hap pas hapi të projektit “Ndriçojmë Futbollin”.

Ndërkohë, Malisheva është rikthyer te fitorja pasi triumfoi bindshëm në udhëtim ndaj Feronikelit ’74, me rezultat 0:3.

Protagonisti kryesor i fitores së Malishevës ishte Kreshnik Uka, i cili realizoi dy gola.

Uka e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës mysafire. Malisheva e dyfishoi avantazhin në minutën e 24-t, kur Laurent Xhylani u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Uka shënoi edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 56-të, duke vulosur fitoren e Malishevës me rezultat 0:3.

Pas tri xhirove, Malisheva ka grumbulluar 7 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 vazhdon pa pikë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Elbasani-Vllaznia/ Polemikat nuk kanë fund, dy golat e anuluar për shkodranët sjellin reagime e kundër-reagime të forta të protagonistëve (FOTO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Elbasani-Vllaznia/ Polemikat nuk kanë fund, dy golat e anuluar për shkodranët sjellin reagime e kundër-reagime të forta të protagonistëve (FOTO) – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24
Sport

Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar – Balkanweb.com – News24
Sport

Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin e katërt – Balkanweb.com – News24
Sport

Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin e katërt

29/08/2026
Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin e katërt – Balkanweb.com – News24
Sport

Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin e katërt – Balkanweb.com – News24

29/08/2026
ZYRTARE/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, ndryshim i madh pas largimit nga Interi – Balkanweb.com – News24
Sport

ZYRTARE/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, ndryshim i madh pas largimit nga Interi

29/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjilani dhe Dukagjini ndajnë pikët nën dritën e reflektorëve, Malisheva bindëse ndaj Feronikelit 74 – Balkanweb.com – News24

Gjilani dhe Dukagjini ndajnë pikët nën dritën e reflektorëve, Malisheva bindëse ndaj Feronikelit 74 – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Elbasani-Vllaznia/ Polemikat nuk kanë fund, dy golat e anuluar për shkodranët sjellin reagime e kundër-reagime të forta të protagonistëve (FOTO) – Balkanweb.com – News24

Elbasani-Vllaznia/ Polemikat nuk kanë fund, dy golat e anuluar për shkodranët sjellin reagime e kundër-reagime të forta të protagonistëve (FOTO) – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al