• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Gjirofarma’, brandi i ngritur mbi traditën që kapërcen kufijtë drejt SHBA-së. Intervista me CEO-n e kompanisë, Nikolla Gjoni

09/06/2020
‘Gjirofarma’, brandi i ngritur mbi traditën që kapërcen kufijtë drejt SHBA-së. Intervista me CEO-n e kompanisë, Nikolla Gjoni

Ishte 2005 kur dy biznesmenë me vizion, Antony OUZAS & Piro KARANXHA vendosën të krijojne një brand elitar ne kategorinë e bulmetit, Gjirofarmën . Tradita e jugut ne bulmet, përcjellë brez pas brezi e kombinuar me teknologjinë më të përparuar të prodhimit, pushtoi shumë shpejt tregun vëndas dhe kapërceu kufijtë duke u bërë ambasadori i “Made in Albania” deri në tregun amerikan. Në një vështrim retrospektiv mbi zanafillën e kompanisë, konsolidimin në tregun vendas dhe ekspansionin tregtar, drejtuesi i Gjirofarma z. Nikolla Gjoni tregon për Buletinin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, për sfidat me të cilat përballet ky biznes, përballimin e dallgës së fortë të Covid-19 dhe si e pikturon ai vizionin për të ardhmen.

COVID 19 ISHTE GODITËS PËR BIZNESIN, SA GODITES ISHTE PËR GJIROFARMËN?

Sigurisht që ishte një eksperiencë nga ato që çdokush e parashikon në skenarët konservatorë të biznes planeve por askush nuk pret që të ndodhë, për fat të keq, ndodhi por për fat të mirë duke qënë se për ne ishte një e keqe e parashikuar, shumë prej pasojave negative u lehtësuan qysh herët. Së pari nuk u prekën asetet më të vlefshme që na garantojne avantazh konkurrues:

BURIMET NJEREZORE, i ruajtëm & vijojmë ti ruajmë me kosto të shtuara; LENDA E PARE NGA KULLOTAT MALORE BIO TE ZONES SE JUGUT: vijuam me përkushtim, profesionalizem & sakrificë të mbështesim cdo fermer/blegtor në këto ditë të vështira duke rritur edhe ekspozimin në banka vetëm që të mos linim të pambrojtur bashkëpunëtoret tane;

NVESTIMET E PLANIFIKUAR NE PERMIRESIM TE CILESISE & SASISE SE PRODHIMIT: me shmangje të vogla kushtëzuar prej kufizimeve të Covid-19 vijuam me perpikmëri skedulin e investimeve me fokus cilësinë e produkteve.

KJO PERIUDHË ISHTE MBIJETESË PËR JU, APO MUNDËT TË RUANI NORMALITETIN NË SHIFRAT E BIZNESIT TUAJ?

Kjo periudhë në terma makro ekonomike është mbijetesë edhe për Gjirofarm, por në terma afat shkurtër biznesi u rrit në volum por u përkeqësua në indikatorët të performancës: qarkullimi i parasë i përkeqësuar; ROI; ROE; etj. Efektet Covid-19 për industritë e këtij grupi do të jenë të ndjeshëm në periudha afatmesme & afatgjatë. Faktor bazë negativ do të vijojë të jetë goditja e krizës pandemike në ekonominë reale, e shprehur me ulje të fuqisë blerëse, punëzënies, prodhimit, investimeve të brendshme, mungesës së likuiditetit, etj. Vetëm nëse shteti do të marrë urgjentisht masat e duhura dhe të propozuara në detaje edhe prej AmCham do të ketë një rikuperim në vijim dhe goditja nuk do të jetë fatale. Prandaj në cdo komunikim me organet shtetërore, parësore në kërkesat e biznesit. prodhues është kërkesa për mbështetje me likuiditet me terma dhe kushte të favorshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë.

NDËRKAQ DUKE BËRË NJË VËSHTRIM RETROSPEKTIV, SI KA QËNË ECURIA E  BIZNESIT TUAJ NË VITE? SI MUNDËT JU T’A KTHENI NË NJË BRAND TE RESPEKTUAR GLIRIFORM?

Gjirofarm i ka fillimet në 2005 kur dy biznesmenë plot vizion, Antony OUZAS & Piro KARANXHA vendosën të krijojnë një brand elitar në kategorinë e bulmetit. Tradita e jugut në bulmet, e përçuar brez pas brezi me djathin e famshëm të Gjirokastrës- vetëm me qumësht prej kullotave tërësisht të pastra & me varietetet e cuditshëm prej më shumë se 3500 bimësh & barërash aromatikë ose jo, me ujërat e kristaltë dhe stanet malore që japin vetëm qumësht bio, ishte guri me i rëndësishëm i themelit për këtë biznes sa të vështirë aq edhe të bukur. Fabrika dhe cdo investim në asetet fikse u realizua sipas standarteve më të mira evropiane, u ndërtua fabrika në një zonë krejtësisht të pastër, edhe pse larg tregjeve të shitjes. Ishte ky një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të garantuar produkte të një standarti evropian.

KENI THËNË QË KENI “PUSHTUAR”TREGUN  AMERIKAN ME PRODUKTET TUAJA, SI FUNKSIONON EKSPORTI I PRODUKTEVE “MADE IN ALBANIA” NË AMERIKË? ESHTË E VËSHTIRË APO E LEHTË TË KAPËSH TREGUN AMERIKAN?

Do të ishte punë e bërë nëse termi “ kemi pushtuar tregun amerikan” do të lexohej mot a mot (fjalë për fjalë) E vërteta e madhe është se kemi pushtuar zemrat e konsumatorëve shqipfolës & jo vetëm në USA, jemi bërë ambasadorët e produkteve dhe traditës më të mirë shqiptare në botë. Në terma absolutë do të thosha me krenari se Gjirofarm vijon të ketë rritje dyshifrore në eksportet drejt USA, Macao, Kosovë. Këtu nuk do të lija pa përmendur faktin se Gjirofarm përcjell një përgjegjshmëri të lartë sociale të korporatës, ne kemi qënë në çdo çast pranë atyre që më tepër kanë nevojë për ndihmë në situata të vështira dhe jo normale. Gjirofarm ka kontribut në krijimin e pyllit orbital të Tiranës, në mbështetjen me ushqime të qëndrave sociale në Tiranë, të Shtëpisë së Kujdesit për të Moshuarit në Gjirokaster, ka ndihmuar të prekurit nga termeti financiarisht dhe me ushqime, ka realizuar me sukses projekte humanitare me organizma ndërkombëtare si Save te Children & Rotary.

NËSE DO TË KISHIT MUNDËSI TË  NDRYSHONIT DIÇKA NË KLIMËN E  BIZNESIT QË DO TA NDIHMONTE SEKTORIN KU OPERONI, ÇFARË DO TË KËRKONIT? 

Me një fjali: Think Global but eat/consume Albanian . Mendoj se një nga mësimet e mëdha të Covid-19 ishte edhe goditja që globalizmi mori. Ne së pari duhet të mbështesim produktet tona sepse kështu mbështesim punësimin, krijojmë klime optimiste për investimet dhe garantojmë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe mirëqenie në rritje.

SI E SHIKONI TË ARDHMEN E BIZNESIT TUAJ, NË SHQIPËRI? NË RAJON ?

Plot sfida te manaxhueshme por edhe goditje poshtë brezit; nëse do të ëishim për të përballuar vetëm sfidat objektive të biznesit do të ishim të lumtur, por shpesh here faktorë më së paku të papërgjegjshëm me apo pa qellim abuzojnë me pushtetin që kanë dhe krijojnë klimë pesimizmi në biznes. Megjithatë do të vijojmë të rrisim prezencën tek tregjet e tjera, synimi ynë është të jemi brenda këtij viti edhe në Kanada dhe në një shtet evropian me traditë të shkëlqyer në djathra.

KUSH ËSHTË NIKOLLA GJONI 

Nikolla Gjoni është një manaxher me back ground financiar; Drejtues i lartë në banka të nivelit të dytë prej Janar 2005, si American Bank of Albania, Intesa Sanpaolo bank, Raiffeisen Bank, NoA për tu përkushtuar në biznes privat prej Qershor 2017 si CEO dhe aksioner i Gjirofarm. Trajnimet qe nuk rreshtin dhe knoë hoë gjithmonë në përmirësim, certifikimet e fituara dhe sfidat e përditshme për tu fituar me mbajnë gjithmonë sycelet, optimist dhe të prirur për të nisur & fituar beteja të  reja. Familja ime vijon të jetë guri themeltar i çdo suksesi në jetën time dhe në biznesin të cilit unë po i kushtoj energji mendore dhe fizike çdo ditë duke udhëhequr  me shembullin personal. Shpesh më pëlqen të përsëris se:  “Leadership is not about being the best, leadership is about making everyone else perform better”  Internaltional në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve në nevojë, etj.

(Marrë nga Newsletter i botuar prej Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri) 

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al