Policia greke ka vrarë një shqiptar që po transportonte drogë pranë kufirit.
Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantit. ArgjiroLajm.net mëson se ngjarja ka ndodhur në zonēn e Sopikut.
Ende nuk dihet emri i shqiptarit të vrarë në kufirin e gjelbër. Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një polic grek. Pritet që për ngjarken të ketë më shumë detaje më vonë.









