Policia e Shtetit
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. A., 58 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur 10 steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.