• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paralajmërimi/ “S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli”

11/12/2025
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?

Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë deklaroi sot se për kastën politike shqiptare nuk “ka më ditë të bardha”.

“Me mbështetje të hapur të ndërkombëtarëve, SPAK jep atë që është e rëndësishme: stabilitet në këtë luftë. Ikën kush ikën, vjen kush vjen, ikën i kuq, vjen blu, përzihen me njëri-tjetrin… Të paktën kjo pjesë është e qëndrueshme. Për këtë ka nevojë. Në raport me Shtetet e Bashkuara, unë nuk jam shumë dakord me faktin se ndoshta Shtetet e Bashkuara tashmë janë më të fokusuara tek krimi i organizuar dhe kanë lënë korrupsionin pakëz më në hije. Nuk është e vërtetë. Edhe deklarata e ambasadës e tregon fare qartë: korrupsioni që është bërë pengesë për investimet amerikane. Unë nuk kam parë një deklaratë më të fortë për ata që duan dhe dinë ta lexojnë, sesa ajo. Korrupsion i bërë pengesë për investimet amerikane”, tha Alibeaj.

“Ne duhet të pranojmë dhe gjënë tjetër. Ekzistenca e këtij segmenti të drejtësisë, jo të gjithë drejtësisë, drejtësia penale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka një efekt që unë me sa shoh, nuk po e fsheh askush, është që të godasë elitën politike me efekt të drejtpërdrejtë për të bërë përmbysje të elitës politike në Shqipëri. As nuk është futje e hundëve në punët e brendshme të një shteti tjetër. Jo, janë fare të qartë. Sot politika shqiptare është e zhytur në korrupsion, është e zhytur në krim të organizuar. Si të marrësh trajektoren, pra të marrësh unazën lindore të korrupsionit apo dhe unazën perëndimore të krimit të organizuar, në një qafë të çojnë: te kasta e korruptuar politike e këtij vendi. Dhe mua kjo më gëzon, me thënë të drejtën. Më gëzon sepse një nga urdhrat më të parë që Presidenti amerikan nxori ishte vërtetë ai për luftën kundër karteleve të drogës dhe me sa duket ka pasur parasysh jo vetëm Amerikën Latine. Tashmë, siç duket, ai urdhër prek edhe këtë vend. E kam bindje, nuk e kam thjesht opinion: ky rienergjizimi i SPAK-ut, ai rreshtim i atyre ambasadorëve edhe të Brukselit tashmë dhe të gjithë Europës, besoj që e ka synimin fare të qartë. Nëpërmjet një instrumenti të drejtësisë kërkojnë dhe po synojnë fare qartas të bëjnë një përmbysje të nocionit politik të politikës së vjetër në Shqipëri. Kjo kastë politike nuk do ketë më ditë të bardha, përveçse do t’i ketë ditë të mbyllura në qeli dhe jo vetëm në mënyrë individuale. Si koncept qeverisës, kushdo që në këto momente mendon të futet në politikën shqiptare i shtyrë nga sensi i madh patriotik për të ndihmuar shqiptarët, duhet të kuptojë një gjë: në politikë mund të futesh, po tashmë nuk ka më hapësirë për të bërë plaçkë. Po bëre plaçkë, do shkosh te shtatë penxheret”, shtoi Alibeaj.

Related Posts

Përmbytjet/ Rama me kryetarët e bashkive: Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e atyre që hedhin shishe dhe qese plastike
Kryesore

Përmbytjet/ Rama me kryetarët e bashkive: Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e atyre që hedhin shishe dhe qese plastike

17/01/2026
Ja pse Rama nuk do t'ja dijë fare për kërcënimet e Greqisë
Kryesore

Kritikat në mediat greke, Mitsotakis për Ramën: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

17/01/2026
Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun
Kryesore

Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun

17/01/2026
Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq në aksident jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur
Kryesore

Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq në aksident jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur

17/01/2026
E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali
Lajme

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

16/01/2026
Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

17/01/2026
Java e 18-të e Kategorisë së Parë/ Fitojnë Laçi, Lushnja, Burreli & Kastrioti. Skënderbeu ndalet në barazim

Java e 18-të e Kategorisë së Parë/ Fitojnë Laçi, Lushnja, Burreli & Kastrioti. Skënderbeu ndalet në barazim

17/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al