Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 51-vjecar. Ai është Klidi Lengo, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga policia duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Hundai”, me targa AA 532 CV, në afërsi të lagjes ” Punëtori”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
© ArgjiroLajm.net