• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, banesat e braktisura rrezikojnë jetën e qytetarëve

21/06/2017
Gjirokastër, banesat e braktisura rrezikojnë jetën e qytetarëve

Rreziku i shembjes së banesave të braktisura në qytetin e Gjirokastrës vazhdon të jetë një problematikë e mprehtë që kërcënon jetën e banorëve.

Pjesa më e madhe e pronarëve të këtyre shtëpive janë larguar në emigracion.

Si shkak i mungesës së investimeve për mirëmbajtjen e tyre këto shtëpi gjysmë të rrënuara po kthehen në problematike për jetën e përditshme të banorëve në disa lagje të qytetit. Sipas shifrave të publikuara nga institucionet publike në Gjirokastër në pjesën e sipërme të qytetit janë rreth 100 banesa të braktisura nga pronarët e tyre  dhe ku aktualisht nuk jeton njeri.

Për pjesën më të madhe të tyre banorët kanë kërkuar mirëmbajtjen pasi në këtë mënyrë do të evitohet shembja e mureve dhe çative të gurta të cilat në jo pak raste kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve që jetojnë pranë këtyre shtëpive. Familja Vrenjo ndjehet e rrezikuar pasi banesa e tyre ndodhet afër një shtëpie të braktisur nga pronarët dhe që ditët e fundit ka pësuar shembje të mureve dhe çative. “Ne jemi 10 veta, pjesëtarë të familjes të cilët jetojmë me rrezikun se banesa që ndodhet afër nesh do të rrëzohet duke na zënë nën vete”, thonë pjesëtarët e familjes.

Shtëpia e gurtë dy-katëshe që ndodhet pranë banesës së familjes Vrenjo prej vitesh është braktisur nga pronarët e saj ndërkohë që mungesa e mirëmbajtjes ka bërë që çatia dhe muret e gurta të pësojnë shembje të vazhdueshme. “Vazhdimisht nga kjo banesa dëgjohen zhurma të forta të shembjes së mureve dhe dhomave të brendshme madje ditët e fundit një pjesë e pllakave të çatisë dhe gurëve të mureve kanë rënë në brendësi të banesës sonë”, thonë pjesëtarët e familjes Vrenjo ndërsa përshkruajnë rrezikun që përbën për jetët e tyre banesa e braktisur me shembjet e saj të vazhdueshme.

Ata kanë tentuar të kontaktojnë me pronarët e shtëpisë që ndodhen në emigracion por sërish situate nuk ka ndryshuar. “Vazhdimisht pronarët e shtëpisë gjysmë të shembur na kanë premtuar se do të mirëmbajnë banesën por sërish kjo problematikë nuk po gjen zgjidhje”, shprehen komshinjtë e shtëpisë së braktisur./konica.al

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shorti për biletat e ndeshjes Poloni–Shqipëri, të hënën hapen aplikimet për tifozët shqiptarë

Shorti për biletat e ndeshjes Poloni–Shqipëri, të hënën hapen aplikimet për tifozët shqiptarë

13/03/2026
Kaos në Superiore, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kaos në Superiore, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al