Të mbuluar nga balta dhe dherat prej ditësh dhe në kushte të vështira jetese. Këta janë banorët e Kodrës së Shtufit në Gjirokastër pallati i të cilëve u mbulua nga një masiv i madh dheu që rrëshkiti duke hyrë në banesat e tyre. Banorët shprehen së si shkak i rrezikshmërisë së shembjes duhet të fillojë largimi i masivit të dhuet nga zona përreth pallatit si dhe të pastrohen apartamente e kateve të para. “Në këtë kundërt ne do të nisim të punojmë vetë për largimin e dherave”, shprehen banorët. Katet e para të pallatit 8 katësh në zonën e Kodrës së Shtufit u mbuluan nga masivet e dherave si shkak i rrëshkitjeve të tokës gjatë rreshjeve të rrëmbyeshme të fillimit të shkurtit. Strukturat e emergjencave civile kanë garantuar nisjen e punimeve rehabilituese me stabilizimin e motit pasi aktulisht rreshjet e dimrit krijojnë paqëndrueshmëri të terrenit.