Një sasi eksplozivi është vendosur mbrëmjen e sotme në banesën e Fadil Tolës në fshatin Shtëpëz, në Gjirokastër. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Mësohet se i zoti i shtëpisë nuk ka asnjë konflikt në të kaluarën. Këtë ai e deklaruar edhe në polici gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj.
Informacion paraprak nga policia
Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit Fadil Tola ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.