Më shumë se 2 mijë familje në 12 qarqe të vendit kanë tashmë gati lejen e Legalizimit. Agjencia e Kadastrës ka publikuar listat emërore dhe u bën apel të gjithë qytetarëve që gjejnë emrin në listat e më poshtme, të paraqiten për të tërhequr pranë zyrave rajonale të Kadastrës faturën e ndikimit në infrastrukturë.
“Nëse nuk bëhet kjo pagesë, zyrat tona nuk emetojnë dot lejen e legalizimit dhe më pas certifikatën e pronësisë. Ndaj lutemi të paraqiteni për të tërhequr këtë faturë! “ njofton Kadastra. Argjirolajm.net sjell listën për Sarandën dhe Gjirokastrën.