Djegia e transformatorëve të nënstacionit elektrik në Gjirokastër ka lënë prej mëngjesit të sotëm pa energji fshatrat e kësaj bashkie të cilët kanë mundur të furnizohen me energji elektrike vetëm orët e para të pasdites. Aktualisht të gjithë fiderat janë në punë dhe energjia elektrike nuk mungon në asnjë prej fshatrave. Shirat e shumtë të rënë gjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar përmbytjen e nënstacionit elektrik dhe rrëzimin e disa shtyllave çka ka sjellë mungesën e furnizimit me energjin për pjesën më të madhe të fshatrave në Bashkinë Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net