U zhvillua mbrëmë në fshatin Dhoksat, edicioni i katërt i festivalit “Divani Lunxhot”, një event traditë në një prej zonave më të bukura të Gjirokastrës. Kishte këngë polifonike, kulinari dhe artizanat në qendër të fshatit. Bashkë me banorë të zonës, miq e të ftuar, merrnin pjesë gjithashtu kryebashkiakja Zamira Rami, ministrja Mirela Kumbaro, si dhe deputetët Golemi e Tavo. Dhoksati është një prej fshatrave të qarkut Gjirokastër, i përzgjedhur në programin ‘100 fshatrat’, përmes së cilit qeveria parashikon të zbatojë një sërë investimesh që nxisin zhvillimin e agroturizmit.
© ArgjiroLajm.net