Prej disa muajsh kishte një ngërç lidhur me lejet e drejtimit që lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Qytetarët edhe pse kanë aplikuar që nga marsi nuk kanë mundur që të marrin në kohë lejen e drejtimit. Vetë DPSHTRR ka bërë here pas here sqarime për arsyet e kësaj situate që lidhet ngushtë me pjesën e procedurës së prokurimit e cila u rikthye nga e para. Por së fundmi DPSHTRR ka publikuar në mënyrë periodike listat për ata që mund të paraqiten të tërheqin lejen e drejtimit sipas datës kur kanë aplikuar. Në një njoftim në faqen e saj DPSHTRR ka renditur një listat sipas qyteteve dhe datës së aplikimit ku disa datojnë nga marsi I këtij viti dhe më të fundit I përkasin qershorit. Sa i përket Gjirokastrës listat janë si më poshtë:
© ArgjiroLajm.net