Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori katër tregtarë që shisnin mjaltë dhe vaj ulliri në pikën e Ujit të Ftohtë Tepelenë. Ata janë shetasit E.Q., S.G., M.Q., dhe B.Q., vjeç 29, 37, 23, dhe 27. Ndaj tyre rëndon akuza “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”. NJë ditë më parë AKU Gjirokastër dhe policia e shtetit bënë një aksion tё pёrbashkёt pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshёm tё tregtimit te mjaltit të pakontrolluar dhe pa çertifikatë origjine. Bëhet fjalë për mjaltë industrial, të prodhuar në kushte laboratorike. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 230 kg mjaltë, si dhe 50 litra vaj ulliri i pakontrolluar.
© ArgjiroLajm.net









