Dy persona janë konfliktuar me një të moshuar në lagjen ’18 Shtatori’ të Gjirokastrës, ndërsa ngjarja përfundoi në Prokurori. Sipas policisë, shtetasit M.XH dhe H.XH, vjeç 46 e 26, banues në Tiranë e Tepelenë, kanë fyer me fjalë shtetasin K.P, vjeç 71, banues në Tepelenë. Ndaj tyre është bërë kallëzim në Prokurori, ndërsa motivet e konfliktit të ndodhur dy ditë më parë nuk bëhen me dije.