Tre të rinj janë kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ata akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit drejt Greqisë.
O.O, vjeç 26, banues në fshatin Gjocaj, Peqin, i depërtuar nga pala greke, është kallëzuar në Prokurori, pasi dyshohet se në muajin Janar viti 2015, nga brezi jeshil i kufirit në Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.
A.S, vjeç 31 banues në Berat i sapo kthyer nga Greqia, dyshohet se në muajin Tetor 2017, në afërsi të pikës kufitare Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme
E.Ç, vjeç 29, banues në Elbasan, i sapo kthyer nga Greqia, dyshohet se në muajin Mars 2017, në Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.








