Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori dy zyrtarë të administratës publike. Ata janë shtetasit B.Sh., dhe G.B., vjeç 52 e 63, banues në Gjirokastër. Dy zyrtarët akuzohen për veprën penale ‘Shpërdorim Detyre’. Nuk bëhet me dije se në cilin institucion ata punonin dhe se si e kanë shpërdoruar detyrën konkretisht. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës.
© ArgjiroLajm.net