Një 34-vjeçare është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për falsifikim dokumentesh. Ajo ka marrë në vitin 2008 një numër me kontratë në një kompani telefonike private, të cilin e ka regjistruar në emër të nënës së saj. Por kjo e fundit figuron debitore pranë kompanisë. Ja njoftimi i policisë.
Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen V.B vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi në vitin 2008, ka falsifikuar dokumentet për marrjen e një numri me kontratë në një kompani private telefonike duke e kaluar në emër të nënës, shtetase E.S, vjeç 68 banuese në Greqi, e cila figuron debitore ndaj kompanisë.