Një i ri nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori për veprën penale të shpifjes. Policia ka referuar në organinin e akuzës materialet hetimore ndaj shtetasit me inicialet E.G, 29 vjeç, pa dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes.
‘Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.G, vjeç 29, bazuar në nenin 120 të Kodit Penal’, thuhet në njoftimin e policisë.
©ArgjiroLajm.net









