Vazhdon kapja e klandestinëve në Gjirokastër. Së fundi policia kufitare njofton se ka ndaluar 7 shtetas pranë fshatit Sofratikë, nga të cilët 2 shtetas algjerianë, 3 shtetas maroken, 1 shtetas sirian dhe 1 shtetas nga Saharaja Perëndimore. Ndërkohë tek ura e Glinës u ndaluan 5 shtetas të tjerë nga Siria. Ata ksihin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia për në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave ata u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar drejt Greqisë.










