• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, Lindita Rova ‘nxin’ punën e Armand Mamanit, zbardhet raporti që tregon mungesën e investimeve në shkolla (FOTO)

27/11/2018
Gjirokastër, Lindita Rova ‘nxin’ punën e Armand Mamanit, zbardhet raporti që tregon mungesën e investimeve në shkolla (FOTO)

Në Gjirokastër vijon përplasja mes Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Bashkisë për çështjen e investimeve nëpër shkolla. ArgjiroLajm.net siguron kopjen e një raporti që drejtoresha e DAR, Lindita Rova, i ka nisur Këshillit Bashkiak. Sipas këtij dokumenti, Rova dhe drejtorët e shkollave në varësi të saj, listojnë çfarë investimi është kryer dhe çfarë jo në të gjitha shkollat në territorin e Bashkisë Gjirokastër. Siç mund ta shihni vetë, raporti ‘nxin’ në të gjithë komponentët e tij. Për të gjitha shkollat mbizotëron fjala ‘asgjë’, pra që nuk është kryer asnjë investim. Ky raport në fakt vjen si kundërpërgjigje e një tjetër raporti që Armand Mamani, kreu i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social, i ka nisur gjithashtu Këshillit Bashkiak Gjirokastër.

Mandi në raportin e tij pretendon se janë kryer investime, ndërsa Rova tregon të kundërtën. Për ta kopsitur mirë dokumentin mësohet se drejtoresha e DAR ka marrë edhe firmat e drejtorëve të shkollave. Bashkia Gjirokastër nga ana e saj deklaron se ka kryer investime brenda mundësive që ajo ka pasur, ndërsa Drejtoria Arsimore s’ka lënë rast pa iu kundërvënë. Në televizionin Gjirokastra drejtorët e shkollave gati po mbanin radhë për të zënë vend në ndonjë kronikë, thjesht dhe vetëm për të vënë në pah punën e keqe të Zamira Ramit.

Natyrisht që Bashkia Gjirokastër ka përgjegjësinë e vet për investimet në shkollat e territorit të saj, por afërmendsh që edhe mundësitë janë të kufizuara. T’i kërkosh investime në të gjithë shkollat, në të gjithë komponentët e listuar në raport, sigurisht që duket disi e ekzagjeruar. E ekzagjeruar jo sepse nxënësit tanë nuk meritojnë shkolla më të mira, por le të jemi realistë për buxhetet në dispozicion.

Kjo nuk do të thotë fare se Bashkia Gjirokastër mund të mos ketë abuzuar me fondin e investimeve për shkollat apo se Zamira Rami është kryetarja më e mirë e të gjitha kohërave dhe ka bërë mrekulli për nxënësit dhe mësuesit. Nëse ka abuzim, kjo duhet vërtetuar ligjërisht dhe ata që kanë përgjegjësi të dalin para drejtësisë. Por duhet thënë se kjo përplasje mes DAR dhe Bashkisë Gjirokastër ka edhe një dimension politik.

Nëse në kohën Vasil Mukës e Arjan Panos DAR Gjirokastër ishte si grupseksioni i PD-së dhe mësuesit ngarkoheshin dhunshëm në autobusa për të shkuar në mitingjet e partisë, socialistët sot e përdorin Drejtorinë Arsimore në mënyrë më të sofistikuar. Nxjerrin drejtorët e shkollave në media për të sulmuar Zamira Ramin. Le të mos bëjmë shaka! Asnjë nga drejtorët s’ka dalë me dëshirën e vet në media për të thënë se Zamira Rami nuk ka kryer asnjë investim nëpër shkolla. Madje, edhe vetë Lindita Rova që i është vënë me bukë në trastë Bashkisë Gjirokastër apo Armand Mamanit, është pjesë e këtij cirku që ka nisur të luhet disa muaj para zgjedhjeve lokale. Dale se s’kemi parë gjë akoma!

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al