• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, Luftëtari bëhet qesharakë, drejtori teknik prezantohet si trajner i klubit

03/01/2020
Gjirokastër, Luftëtari bëhet qesharakë, drejtori teknik prezantohet si trajner i klubit

Luftëtari zbriti sot për herë të parë në fushë për këtë vit në kompleksin “Fusha e Vjetër” në orën 13:00. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se për befasinë e të gjithëve, sot para skuadrës u prezantua si trajner i parë, Nikolin Çoçlli, edhe pse i pranishëm ishte Neritan Novi, i emëruari nga drejtuesit në krye të stolit në fund të vitit 2019.

Çoçlli u afrua te Luftëtari në ditët e fundit të muajit dhjetor, duke u prezantuar si drejtor teknik te gjirokastritët. Mirëpo, tashmë duket se drejtuesit do t’i besojnë numrin një të stolit pikërisht ish-trajnerit të Partizanit, Çoçlli, i cili në vitet e fundit ka punuar më tepër me grupmoshat në klubin e kuq. Pozicioni i Novit pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa situata në klub vazhdon të jetë kaotike, madje në këtë stërvitje të parë sot kanë munguar trajneri i portierëve, Dritan Kristidhi, si dhe pjestarët e stafit mjekësor.

Drejtuesit nuk kanë mbajtur premtimet sa u përket pagave, ndërsa u kanë thënë lojtarëve se gjërat do të zgjidhen javën e ardhshme. Deri më tani Luftëtari llogarit vetëm largime, ndërsa klubi nuk po zgjidh as gjërat më minimale, e jo më të mendojë për përforcime të rëndësishme nga merkato. Titullarë si kapiteni Rapo, portieri Paiteris dhe sulmuesit Fili, Renja e Vyent, mund të quhen të larguar, edhe pse zyrtarisht letrat i ka marrë vetëm Renja deri më tani.

Në stërvitjen e sotme ra në sy prania e disa lojtarëve të rinj nga kryeqyteti, të cilët pritet të jenë në prove për disa ditë. Duket se në Gjirokastër shpresat për një ekip dinjitoz në këtë pjesë të dytë të sezonit janë minimale. Presidenca nuk po i jep zgjidhje problemeve, ndërsa bashkia ka vendosur që të ndihmojë vetëm akademinë. Luftëtari është padyshim në ditët më të zeza të historisë së tij në elitë./ Panorama Sport

Related Posts

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron
Kryesore

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade
Sport

Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

02/09/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në 3 qarqe

02/09/2026
Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari
Kryesore

Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari

02/09/2026
Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar
Kryesore

Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar

01/09/2026
Kryesore

Ndryshon mosha për pranim në Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm firmos urdhrin: Mund të aplikojnë edhe persona deri në 40 vjeç (VIDEO)

01/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al